Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Rajoni - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Skuadra e parë e 50 vëzhguesve të Observatorit të Ligës arabe ka mbërritur në Siri. Vëzhguesit do të vendosen në Homs, qyteti rebel nën shënjestrën e forcave besnike të presidentit Bashar al Assad.
Sipas opozitës, një ditë më parë rreth 30 persona janë vrarë në Homs si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat e sigurisë. Lajmin e konfirmon shefi i vëzhguesve, gjenerali sudanez Mustafa al-Dabi.
”Do të drejtohemi për në Homs. Autoritetet siriane deri tani kanë qenë shumë bashkëpunues”, ka thënë ai.