Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Siri, spitalet shnderrohen ne vende torture

Publikuar me : 25.10.2011 Ne : Rajoni - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ndërsa pjesa më e madhe komunitetit ndërkombëtar i gëzohet ekzekutimit të ish-liderit libian, Muamar Gedafi, në Siri forcat e sigurisë së presidentit Bashar al Assad vazhdojnë shtypjen e lëvizjes për reformat. Tashmë në Siri, as spitalet nuk janë një vend i sigurt, të paktën ato shtetërore. Denoncimi vjen nga një raport i Amnesty International, e cila ka vëzhguar qendrat spitalore në Banias, Homs e Tell Kalakh dhe spitalin ushtarak në Homs.

Në vend që të kurojnë të plagosurit, stafi mjekësor merr pjesë në torturat e tyre, kjo para betimit të Hipokratit. Forcat e rendit janë parë të enden nëpër spitale, duke marrë me vete të plagosurit, shpesh herë edhe me tubat e oksigjenit në hundë.

Ndërsa në muajt e fundit, numri i të plagosurve me armë zjarri në protestat që kanë përfshirë vendin është rritur, që prej majit numri i të shtruarve në spital ka rënë ndjeshëm. Ky është një sinjal që forcat opozitare e shohin më të udhës të kurohen në vende të tjera sesa në spitalet shtetërore.

Për të plagosurit mbetet i rrezikshëm edhe kurimi në klinikat private, pasi furnizimet me gjak bëhen vetëm nga Banka Qendrore e Gjakut, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një kërkesë për gjak do të thotë t’ia dorëzosh fatin e të plagosurit burgjeve dhe “kurave” të forcave të sigurisë. Në burgjet siriane, numri i të vdekurve ka arritur mbi 100.

Dëshmitë që vijnë nga “Amnesty International” janë drithëruese. Një mjek në shërbim i spitalit ushtarak në Homs pranon se ka parë të paktën 4 kolegë të tij dhe 20 infermiere të kryejnë abuzime me pacientët. Në spitalin shtetëror të Tell Kalakh, në 22 gusht është çuar një burrë që kishte mbetur pa ndjenja pas dhunës barbare të ushtruar mbi të nga forcat e sigurisë. Një dëshmitar shprehet: “7 ose 8 policë, disa të armatosur me pushkë dhe disa infermiere e kishin rrethuar. Sapo hapi sytë dhe pyeti se ku ndodhej, ata iu hodhën përsipër dhe e rrahën barbarisht”.

Një dëshmi tjetër flet për bastisjen e spitalit Al-Birra al-Khadamat në Homs, në kërkim të njërit prej organizatorëve të opozitës. Pasi nuk u gjet në spital, forcat e sigurisë arrestuan 18 të plagosur. Një pjesëtar i personelit i ka thënë “Amnesty International” se një prej pacientëve u mor me forcë, duke e shkëputur nga makineria e oksigjenit.

Edhe vetë punonjësit e shëndetësisë shpesh janë në shënjestër të forcave të sigurisë, për shkak të mjekimit të të plagosurve. Shpesh ata arrestohen dhe gjatë marrjes në pyetje rrihen brutalisht. “Na thuhej: Doni të flisni apo doni të torturoheni? Kanë akuzuar kolegët e mi se kanë kuruar të plagosurit pa lajmëruar autoritetet dhe u kanë kërkuar emrat e tyre”, thotë një prej mjekëve.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 61 here.
Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)Deputeti i gjakosur Një deputet ukrainas është lënë i gjakosur shtrirë për tokë pas një sherri masiv në parlament. Dhuna nisi pasi një ligj i miratuar lejon përdorimin e gjuhës ruse në gjykatë, spital dhe institucionet e tjera në zonat ku ka banorë rusisht folës. I plagosuri, deputeti opozitar, Mykola Petruk, u dërgua në spital pasi mori të cacra në kokë. Parlamenti i Ukrainës është kthyer shpesh në arenë boksi. Në prill të vitit 2010 pas një sherri gjashtë...Lexo te gjithe artikullin »


» Fransua Holland per vizite ne Afganistan
» Jemen, vriten 35 anetare te Al Kaedes
» “Parate e droges shkojne per partite ne Shqiperi”
» BE-ja e bashkuar per te mbajtur Greqine ne eurozone
» Amnesty Internacional Koha per te vene njerezit para korporatave
» Mitt Romni Do te ul papunesine ne 6 perqind
» Raporti, romet ne Europe diskriminohen
» Kazakistan, vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti
» Lavrov Konflikti sirian mund te preke edhe Libanin
» Doktori qe ndihmoi CIA-n per gjetjen e Bin Ladenit, denohet me 33 vjet burg

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit