Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Rajoni - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fitues i dyfishtë i çmimit “Putizer” Antoni Shadid, korespondet i gazetës Nju Jork Tajmas, i cili është përpjekur të kapë histori të pa treguara në Lindjen e Mesme ka vdekur të enjten në Siri.
Ai gjendej në këtë vend për të raportuar trazirat popullore ndaj presidentit Bashar Asad.
Ai ka vdekur për shkak të një sulmi astmatik. Fotografi i Nju Jork Tajms Tyler Hicks ka qenë bashkë me të në Siri dhe ai ka dërguar trupin për në Turqi raporton gazeta Njujorkeze.
Shadid, u qëllua në Bregun Perëndimor në vitin 2002 dhe u rrëmbye për gjashtë ditë në Libi vitin e kaluar.

“Antoni ishte një prej reporterëve më të mprehtë të gjeneratës sonë”, është shprehur publikuesi i Nju Jork Tajms, Arthur Sulzberger.
“Ai gjithashtu në mënyrë të veçantë ishte edhe njeri fisnik. Ai u solli lesuesve një pamje nga afër të shumë të konflikteve nëpër rajone, zakonisht duke marrë një risk të lartë. Ishim me fat që kishim Antonin si koleg dhe jemi të trishtuar për humbjen e tij”.

Babai i Shadit, i ka thënë AFP-së se djali i tij prej kohësh vuante dhe astma dhe se për këtë ai merrte trajtim mjekësor.
Ai më parë ka punuar për AFP-në, Uashington Postin dhe Boston Globe. Ka fituar çmimin “Pulitzer” për raportimin ndërkombëtar në vitin 2004 dhe 2010 për mbulimin nga Iraku.