Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ska kredi, familjet gjejne burime te tjera financimi

Publikuar me : 01.09.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 149 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Familjet shqiptare kane filluar te kerkojne burime te tjera financimi per te permbushur kerkesat e tyre per te mira dhe sherbime jashte sporteleve te bankave.


Te dhenat me te fundit te Bankes se Shqiperise raportojne per nje rritje te konsumit gjate tremujorit te dyte te ketij viti, por ulje te ritmeve te kredive konsumatore dhe atyre hipotekore, cka do te thote se financimi nuk eshte bere nga bankat por nga burime te tjera alternative sic jane paga, biznesi privat, dergesat nga jashte apo edhe ne mjaft raste marrja e parave borxh.


Rritjen e konsumit gjate tremujorit te pare te 2010-s, Banka e Shqiperise e lidh me rritjen e te ardhurave tatimore, te cilat bazohen se tepermi ne nivelin e konsumit te ekonomise. Tregues tjeter i rritjes se konsumit, eshte cilesuar edhe permiresimi i besimit te konsumatorit.


Bilancet pergjithesisht te shendosha financiare te familjeve shqiptare bejne te mundur nje reagim te shpejte te tyre ndaj permiresimit te klimes aktuale dhe perspektives makroekonomike, rritjes se te ardhurave te disponueshme, dhe renies se pasigurise.


Nga ana tjeter, mundesia e familjeve per te financuar konsumin e tyre nepermjet kredise bankare paraqitet problematike, per sa kohe qe aksesi i tyre ne kredite konsumatore dhe hipotekare paraqitet ne renie, - tha dje gjate konferences per shtyp pas mbledhjes se Keshillit Mbikeqyres te BSH-se, Guvernatori Ardian Fullani.


Ndryshe nga individet, niveli i kreditimit te te cileve eshte ne ulje, bizneset duket se jane me te preferuar nga bankat per ti financuar.


Sipas Bankes se Shqiperise, kredia per biznese ka njohur nje rritje me ritme te ngadalta gjate tremujorit te dyte te ketij viti duke u permiresuar disi ne raport me tremujorin paraardhes. Ritmet e uleta te kreditimit te biznesit, BSH i lidh me shtrengimin e kushteve nga bankat e nivelit te dyte por edhe me renien e kerkeses per financim nga ana e bizneseve.


Duke perjashtuar efektin e kursit te kembimit, rritja vjetore e kredise ne muajin qershor arriti ne 6.4 per qind, nga 4.9 per qind ne fund te tremujorit te pare. Ne kete periudhe, sipas BSH-se, kredia eshte diktuar kryesisht nga rritja e financimit per biznese, ku peshen me te madhe e ka zene kredia e akorduar per investime.


Deri ne fund te muajit qershor, depozitat e shqiptareve ne bankat e nivelit te dyte u rriten me 15.8 per qind duke permiresuar treguesit e likuiditetit ne bilancet e bankave te nivelit te dyte.


Por rritja e me nivele me te uleta e nivelit te kreditimit krahasuar me depozitat tregon se shtrengimi i kushteve nuk ka te beje me mungesen e likuiditeve por me zhvillime te tjera.


Zhvillim tjeter, i cili sipas BSH-se do te ndikoje ne rritjen e kreditimit ka te beje me uljen e normes baze te interesit me 0.25 per qind ne muajin korrik.


E orientuar nga ulja e normes baze te interesit ne muajin korrik, renia e normave te interesit te depozitave, dhe letrave me vlere te qeverise ne muajin e fundit, pritet te ndihmoje ne krijimin e kushteve me te pershtatshme per stimulimin e aktivitetit ekonomik. Ne muajt ne vijim, levizja e politikes monetare duhet te transmetohet dhe ne uljen e kostos se huamarrjes se sektorit privat, - tha Fullani.


Pas marrjes se vendimit per uljen e normes baze te interesit, me teper rendesi eshte pasqyrimi i saj ne kostot e huamarrjes, cka ne rastin tone do te perkthehej ne ulje te interesave per kredite per bizneset dhe individet.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit