Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Skandali i Onkologjikut, ne gjyq kryeinfermierja dhe farmacistja

Publikuar me : 27.10.2011 Ne : Kronike - 25 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

TIRANË- Ish-kryeinfermierja e spitalit Onkologjik dhe farmacistja janë përfshirë në skandalin e vjedhjes së ilaçeve të të sëmurëve me kancer. Task-forca e prokurorisë së kryeqytetit, mbylli hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen me dy punonjëset e repartit të Onkologjikut. Sipas kërkesës për gjykim që “Shekulli” ka siguruar një kopje, mësohet se prokurori Julian Xhengo në përfundim të fazës hetimore ka konstatuar se shtetasja Aretina Arifaj me detyrë ish-kryeinfermiere e repartit të kimioterapisë dhe farmacistja e Onkologjikut Margarita Kola kanë abuzuar me detyrën. Sipas tij, brenda një muaji ato kanë tërhequr ilaçe nga farmacia e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë me një vlerë prej mbi 1 milion lekë të reja. Ilaçe këto që nuk janë pasqyruar në ndonjë kartelë mjekësore të repartit të kimioterapisë.

Sipas prokurorisë, hetimi ndaj dy punonjësve të Onkologjikut ka nisur pas hetimeve të nisur ndaj disa mjekëve të këtij reparti për “vjedhje” të barnave të të sëmurëve me kancer. “Kontrolli është shtrirë për periudhën 1 Shtator 2008 deri më 30 shtator 2008. Për këtë periudhë janë shqyrtuar të gjitha kartelat e pacientëve të mjekuar me barna citostatikë ku janë veçuar 153 kartela nga të cilat 68 kartela nga pavijoni i kimioterapisë. Ky kontroll është ushtruar në zyrën e statistikës së spitalit onkologjik në prani të kryeinfermieres së repartit të kimioterapisë të pandehurës Aretina Arifaj.

Nga grupi i kontrollit, për çdo kartelë janë verifikuar llojet e barnave dhe sasitë e tyre, recetat bashkëlidhur kartelave, regjistrat e repartit ku regjistrohen të gjithë pacientët që bëjnë cikël kimioterapie, dokumentet e furnizimit me këto barna (fletë kërkesat për barna të kërkuara nga pavijoni, fletë daljet nga farmacia e onkologjikut etj). Nga kontrolli janë regjistruar të gjitha kartelat objekt kontrolli si dhe të gjithë dokumentet e furnizimit me këto barna nga farmacia e onkologjikut. Mbi këtë bazë është bërë rakordimi midis sasisë së barnave të përshkruara në kartela me ato të furnizuar nga farmacia. Si rezultat i kontrollit inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë arritur në konkluzionin se në repartin e kimioterapisë janë konstatuar diferenca ne lidhje me citostatikët e qarkulluar farmaci-repart në vlerën 1.044.280 lekë të reja”,- thuhet në kërkesën për gjykim që tashmë pritet të gjykohet.

Gjithashtu, hetuesit nuk kanë arritur të gjejnë 19 kartela origjinale dhe se, në vend të tyre, ishin hapur kartela “të tjera”. Bashkëngjitur këtyre kartelave, sipas akuzës, janë gjetur receta në të cilat ishin të përshkruara barna, por të cilat ishin të pavulosura dhe të firmosura nga mjeku, farmacisti dhe pacienti. Prokuroria ka konstatuar se kryeinfermierja Arifaj ka sekuestruar edhe një sërë kartelash të të sëmurëve, të cilat i ka marrë me vete, por që pas kërkesës së prokurorisë, i ka dorëzuar.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit