Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Skeme e re per financimin e bizneseve

Publikuar me : 17.06.2009 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 609 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Financim deri ne 200 mije euro dhe mbulim kostosh per bizneset qe mbrojne mjedisin


Qeveria ndryshon ligjin per ndihmen shteterore ndaj ndermarrjeve te vogla dhe te mesme

Bizneset e vogla ne vend mund te perfitojne ndihme financiare nga shtetit deri ne 200 mije euro. Nje ndryshim i bere ne ligjin "Per ndihmen shteterore" parashikon mbeshtjetje financiare per ndermarrjet e vogla te sapokrijuara dhe te regjistruara per here te pare ne QKR, ne 12 muajt e fundit.


Nje nga kushtet e perfitimit eshte qe vlera vjetore e ndihmes nuk duhet te jete me shume se 33% e shumes maksimale te financimit prej 200 mije eurosh. Ligji parashikon ndihme per te gjitha ndermarrjet private ose publike, perjashtuar ato qe operojne ne sektorin e bujqesise dhe peshkimit.



Ndihma


Per te perfituar nga ndihma financiare, ligji ben nje klasifikim te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. Ne kete grup futen ndermarrjet, qe kane jo me shume se 250 punonjes dhe nje xhiro vjetore jo me te madhe se 40 milione euro ose nje llogari te bilancit jo me te madhe se 27 milione euro dhe qe nuk jane te zoteruara ne nje mase me te madhe se 25 per qind te kapitalit ose te se drejtes se votes nga nje ose disa ndermarrje, qe nuk cilesohen si ndermarrje te vogla dhe te mesme.


Per te perfituar financim nevojitet qe intensiteti i ndihmes nuk duhet te kaloje 40 per qind te kostove te pranueshme per tre vitet e para pas krijimit te saj dhe 30 per qind ne dy vitet pasardhese. "Kostot e pranueshme do te jene kostot administrative, ligjore dhe keshillimore, qe lidhen drejtperdrejt me krijimin e ndermarrjeve te vogla, si dhe kostot operacionale per pese vitet e para pas krijimit te ndermarrjes.


TVSH-ja dhe tatimi mbi te ardhurat e biznesit nuk perfshihen ne kostot e pranueshme",- thuhet ne ndryshimet e bera ne ligj. Nga ndihma do te perjashtohen ato ndermarrje te vogla te kontrolluara nga aksionare te ndermarrjeve, qe jane mbyllur gjate 12 muajve te meparshem, ne rast se keto jane aktive ne tregun perkates apo ne tregje, te lidhura me te. Shteti do t'iu ofroje kompanive qe investojne ne burimet e rinovueshme te energjise. Keto kompani do te ndihmohen deri ne 45% te kostove.


Mbeshtjetja ndaj tyre do te rritet me 20 per qind per ndermarrjet e vogla dhe me 10 per qind per ndermarrjet e mesme. Ndersa per bizneset qe merren me riparimin e demeve mjedisore, duke rehabilituar zonat e ndotura, ne qofte se ndermarrja, qe ka shkaktuar ndotjen, nuk eshte identifikuar dhe intensiteti i ndihmes mund te arrije deri ne 100 per qind te kostove te pranueshme.


Kostot e pranueshme jane kostot per punen rregulluese, duke i zbritur rritjen e çmimit te tokes. Shteti do te marre persiper te paguaje edhe kostot e pagave per punonjesit me aftesi te kufizuara deri ne masen 75% dhe ne masen 50% per punonjesit ne veshtiresi.


 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit