Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Skenografi me pak para

Publikuar me : 14.04.2011 Ne : Kulture - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sa fillon nje shfaqje teatri, me tu hapur perdja e kuqe, e para shfaqet skena dhe objektet ku merr jete ngjarja. Spektatori krijon nje raport me skenografine, ajo fiksohet e para ne mendje, ajo rri me gjate aty.


Shfaqja qe la skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit se fundmi ishte Traviata, me regji te Nikolin Gurakuqit. Vepra e Xhuzepe Verdit, ka njohur disa rivenie ne skenen e Operes dhe Taulant Pustina, qe e ka krijuar per here te pare skenografine e Traviates ne vitin 2002, nuk iu desh edhe aq pune.


U nxoren dekoret nga magazinat e dekoreve dhe u realizua nje ndricim me te mire.
Pustina, per vite kostumograf dhe skenograf ne kete institucion, flet hapur per e krijuesit ne realizimin e skenografise. Ai mendon se me me teper mjete ne dore, mund te kishte realizuar skena me voluminoze dhe luksoze per Traviaten e Verdit.


Pustina shpjegon hap pas hapi konceptin e krijimit dhe zbulon truke qe profesionistet perdorin per te fshehur nga syte e publikut, mungesat teknike. Ne fund ai flet per skenat e papershatshme teatrore te Tiranes, me pak ambiente dhe teknike te vjeteruar.

Z. Pustina nga fillon puna per realizimin e nje skenografie?
Puna fillestare eshte njohja e materialit. Kur flasim per Teatrin e Operes kemi materialin operistik, ose te operetave, baleteve. Pas kesaj kemi nje konfrontim idesh me autoret e tjere sepse nje veper skenike, eshte gjithmone nje veper bashkeautore, jo e nje individi. Behen konfrontimet, diskutimet mbi tematiken, menyren e perceptimit, pastaj kalohet te puna individuale dhe secili paraqet mendimet e veta. Idete pozitive, qe mund ti jape kushdo, skenografi, kostumografi, koreografi, regjisori i operes, konfrontohen ne menyre qe te sherbejne, si elemente te perbashket ne konceptin perfundimtar.

Sa liri krijuese ju dha regjisori i Traviates?
Ne rastin e Traviates, liria dhe kufizimi ka qene pa fund. Neqoftese do te trajtohej nje koncept klasik, nga pikepamja financiare shkonim drejt deshtimit total. Traviata klasike ka shume luks, ka nje konceptim ndryshe nga Traviata qe realizuam. Publiku pa nje Traviate simbolike, ne pikepamje te skenografise, ku dekori ishte realizuar me shpezime minimale.

Dhe kufizimi nuk u mendua si pengese dhe pamundesi per realizimin ideor, por u kthye ne nje shtyse per te shperfaqur nje kendveshtrim tjeter te vepres. Ne nje menyre qe nuk perputhet shume me ate imazhin e pergjithshem qe njeriu ka persa i perket vepres, do ta shohe kopshtin kopesht, stolin stol, kabarene kabare, ose sallen mondane, salle mondane. Ne kete rast, perdoren elemente thelbsore dhe simbolike, qe i shkoje pershtat asaj vepre.

Kur u nda buxheti per realizim e kesaj vepre, sa buxhet iu la skenografise?
Buxheti i institucioneve tona artistike eshte i ulet. Sepse vendi yne akoma nuk e ka kaluar ate etapen e problematikave te shumta, ne menyre qe ti jepet prioritet artit.

Konkretisht te Traviata me sa fond punuat?
Buxheti ka qene minimal fare skandaloz, ka qene rreth 6 milione leke te vjetra.

Per cfare u kufizuat ne krijimin e skenografise?
Mos te harrojme qe publiku nuk do tja dije per buxhetin dhe as nuk eshte aty per te justifikuar. Une do te doja qe trajtimin e Traviates ta beje ne nje menyre me moderne sepse te shkosh te menyra tradicionale, e para e punes ato buxhete ne nuk i perballojme dot. Bota i ka me qindra mijera euro, per te mos thene edhe me miliona, ne raste te caktuara. Por ndoshta mund te ishte me voluminoz dhe dekori te ishte dhe me i plotesuar dhe mund te shtjellohet edhe me teper me plane. Jane gjera qe nuk i percepton dot nje njeri i zakonshem, por i vuan profesionisti.

Skenografia e Traviates eshte krijuar qysh ne vitet 2000, per premieres e saj. A jane hequr/shtuar objekte me riveniet ne vite?
Eshte permiresuar ndricimi sepse mendohet qe ne ate periudhe nuk ka qene sistemi i ndricimit kaq i evoluar, por nuk po them se eshte arritur perfeksioni. Une kam per detyre qe tja fshehe spektatorit anen e mangesise teknike, megjithese eshte shfrytezuar maksimumi i mundesive teknike.

A e kufizojne skenografin skenat teatrore te Tiranes?
E keqja eshte se ne kemi vetem dy skena relativisht te mira, Teatri i Operes dhe Teatri Kombetar. Skena e Teatrit te Operes nuk eshte konceptuar per skene te Teatrit te Operes. Ka qene pjese e Pallatit te Kultures dhe sherbente per aktivitetet kulturore. Nuk i ka mundesite qe duhet te kete per te vene vepra te kesaj natyre, pavaresisht se zgjidhje aty kane qene gjetjet skenografike.

Ne Teatrin e Operes ka vetem nje rrotative qe punon dhe dy xhepa te vegjel. Mundesia e ndryshimit te dekoreve eshte e minimizuar. Nuk mund te konceptohet dekore shume te ngarkuar, eshte e pamundur te levizen.

Skena dimensionin e prezantimit e ka tamam, por nuk ka mundesi per te manovruar. Nese sheh nje planimetri teatri opere, salla eshte 1/5 e pjeses ndihmese. Skena, vetem ajo qe shohim ne eshte gati dy here me e madhe sesa salla. Por duhet te kete gati edhe 2-3 hapesire nga mbrapa dhe perpara per te manovruar dekoret.

Po ashtu edhe ndricimi ngelet nje problem
Aq eshte mundesia. Aparaturat ketu ne Opera i kane vene, po ne Teatrin Kombetar eshte shume mbrapa. Skena e Teatrit Kombetar eshte nje skene e vjeter nuk e di sesi punohet aty. Eshte nje kurajo shume e madhe. Mire qe behen shfaqje. Nuk po them nga pikepamja, ate qe sheh spektatori, gjithmone, e shoh nga pikepamja teknike. Nuk ka anje mundesi teknike.


Ju vete cfare paraqisni si zgjidhje?
Mund te krijohet nje kompleks sallash, te kete nje atelie per kostumet, nje atelie per dekoret, nje magazine dhe salla te dimensioneve te ndryshme. Investimi kryesor duhet bere te godinat, te krijohen te tjera, me aparatura te kohes.

Me i lirshem dhe krijues je dukur ne shfaqjet qe ke realizuar gjate 2010-2011 ne Teatrin e Operes dhe me skematik ne dy shfaqjet e Teatrit Kombetar, konkretisht te Darka e Gabuar dhe Tablo absurde
Une tentova njehere me Haxhirajn per te bere dicka me moderne, por ai pati nje mendim fiks. U ula une me kembe ne toke, e ktheva me tracionale skenografine, e bera me afer Gjirokastres, ngaqe nuk largohesha dot.. Kurse te Tablo Absurde punuam me nje buxhet shume te ulet. Ajo flitet me simbolike, por simbolika, po nuk pate kushtet teknike eshte e veshtire te realizohet.

Thashe edhe me siper, te dyja skenat nuk jane konceptuar per teatro. Keto jane me te mirat ne Shqiperi, por jane alternative, nuk jane Kombetare. Nuk jane skena te nivelit nacional.

Duke iu referuar Traviates, mbetem vetem te skenografia, duke lene ne plan te dyte punen tuaj si kostumograf. Ne cilen veper qe i ke veshur artistet sic ke dashur?
Shume e veshtire te kete ndodhur kjo. Buxhetet kane qene shume te vogla. Megjithate na kane bere mire ndonjehere. Na kane dhene mundesi, te zhvillohet ana krijuese, te pershtatemi, te bejme improvizime, jo vetem improvizime qe nuk kane vlera ideore, por ato qe justifikojne mungesat materiale.

Keni krijuar ne dy kohe, para dhe pas viteve 90. Çfare ka ndryshuar ne punen tuaj?
Sot une kam me teper liri. E kam filluar kete pune qe me 1984, hera e pare qe kam punuar ne Teatrin e Operes si asistent. Jam emeruar aty me 1986 dhe qe nga kjo kohe e deri me sot, jam anagazhuar cdo vit.

Ne ate kohe veprat trajtoheshin ne nje hapesire kohore shume te gjate. Une neqoftese do merrja nje veper persiper, do ta dija gati nje vit perpara, ose dy vjet. Teatri kishte nje program vjetor te mbyllur.

Ka qene e kufizuar liria e mendimit. Shfaqja e pare e madhe ku kam punuar ka qene Arrethyesit me koreografi te Agron Aliaj. Ka qene shfaqje shume e bukur dhe e pritur ate kohe, kishte 20 vjet qe nuk viheshin shfaqje te huaja, sidomos ruse. Ishte nje frike e jashtezakonshme per menyren sesi do konceptohej. Arrethyesi kishte nje pjese me Krishtlindjeve dhe gjeja me e veshtire ishte ana vizuale. Keto vepra ishin vepra te medha boterore, nuk mund ti vishje arrethyesit si te Permbytja e madhe, Cuca e Maleve, veprat shqiptare qe ishin realizuar deri ne ate kohe.

Edhe kemi pasur diskutime per kete. Me kujtohet qe Komisioni qe eshte mbajtur vetem per te aprovuar skenat dhe kostumet e asaj shfaqjeje, mund te kene qene 100 veta, nga te gjithe dikasteret, Komitetit Qendror, Komiteti i Partise, Ministria, njerez profesioniste, mund te jete bere nje diskutim 10 ore, per te vendosur skenat dhe kostumet. Me fat i kalova ato etapa dhe vepra u pelqye.


Ka pasur rast ku te eshte terhequr ndonjehere veretje?
Shume. Sidomos problemi me i madh ka qene ndricimi. Te veprat operistike apo te baletit mund te gjeje justifikime ideore, por te varietete, apo koncertet, ishte e veshtire.
Qe te beje ndricim ne ate kohe, duhet te beje ndricim te ngjashem me ate qe shihje, ose me ate qe perceptoje.

Kemi pasur nje koncert recital te Parashqevi Simakut, nje kengetare e fuqishme e kenges. E kthyen ate shfaqje per ndricimin, por ajo nuk pranoi te jepte recitalin, keshtu qe kthyen prape ndricimin, mirepo mua ne ate kohe me thane po e bere me ate ndricim me mire mos hajde ne pune.


Pse si u realizuar ai?
Elementet e ritmit ndiqeshin me ndricim. Dhe dukej si diskoteke dhe ishte llahtar per ate kohe...Qesh



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit