Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Sport - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Rikthimi i sulmuesit Tierri Henri në Londër me Arsenalin nuk është se i ka bindur skeptikët se është lëvizja e duhur e Topçinjve për të bërë kalimin në kualitet. 34-vjecari, që aktualisht është nën kontratë me Nju Jork Bulls, në 370 prezenca për Arsenalin nga viti 1999-2007 ka shënuar 226 gola, por koha e tij e artë ka përfunduar, pavarësisht se tekniku Arsen Venger, në replika me reporterët, i ka dalë në mbrojtje francezit: “Çfarë lloj impakti? Impaktin që çdo lojtar i mirë mund të ketë.
Mund të shënojë gola, ai e ka treguar këtë; 226 në 370 ndeshje dhe ai është një futbollist i mirë, kështu që çfarë kërkoni?” Huazimi i Tierri Henrisë tek Arsenali është një tjetër tentativë e Vengerit për të ngritur skuadrën në zonën “Champions”, pasi momentalisht londinezët janë në vendin e pestë me 36 pikë.