Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Socialistet miratojne draftin per ndryshimet ne statut

Publikuar me : 26.10.2011 Ne : Politike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Denis Dedej

Grupi i Punës për Reformën në PS, i kryesuar nga Edi Rama, ka miratuar dje variantin final të statutit të partisë, i cili do të miratohet në Asamble dhe Kongres. Në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, e cila zgjati për më shumë se tre orë, deputetët socialistë kanë diskutuar midis tyre për ndryshimet që duhet të pasohen në dokumentin themeltar të selisë rozë. Burime nga ky takim bëjnë të ditur për gazetën “Shekulli” se në këtë takim është vendosur një variant përfundimtar, teknikalitetet e të cilit do të punohen nga deputetët për të nxjerrë dhe dokumentin që do t’i dorëzohet anëtarësisë për diskutim.

Në ndryshimet thelbësore që do të pësojë statuti do jetë forcimi i organizative në çdo Qendër Votimi. Pas problemeve të hasura në zgjedhjet e fundit vendore, socialistët kanë vendosur që të ketë një presion më të madh në bazë për ta kthyer këtë në një strukturë të fortë elektorale. Kjo do të shoqërohet edhe me një rritje të përgjegjësitë e bazës. Nëse deri më parë ishte deputeti i zonës apo kryetari i komunës ose i bashkisë që mbante përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zonat që administrojnë, çdo person që do të jetë pjesë e strukturave do të jetë pjesë e analizës dhe do të ketë njëlloj përgjegjësi. Burimet sqarojnë se marrja e kësaj mase i detyron strukturat që të punojnë jo vetëm për anën elektorale, jo vetëm për të mbrojtur kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve, por që të përgatiten për mbrojtjen e votës nga vjedhja përmes manipulimit të listës.

Këto ndryshime, por edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e Partisë Socialiste do t’i nënshtrohen diskutimeve në forumet më të larta të saj. Për këtë arsye, pas shumë kritikash dhe zërash për mungesën e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kjo e fundit është vendosur nga deputetët socialistë të që të mblidhet ditën e enjte. Mbledhja e Kryesisë do të shënojë një hap të rëndësishëm në drejtim të rrugës që po ndiqet nga selia rozë për të shkuar në punimet e Kongresit që do të zhvillohen më 5 nëntor. Mësohet se në këtë mbledhje Kryesie do t’u jepet mandati delegatëve që kanë fituar në zgjedhjet e zhvilluar javën e kaluar dhe do të miratohet programi i ri politik, si edhe ndryshimet në statut. Pas kësaj mbledhje, kjo një prej forumeve që prej kohësh nuk mblidhej në Partinë Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare për të miratuar përfundimisht rendin e ditës dhe dokumentet që do të përdoren në Kongres. Mbledhja e djeshme e Grupit të Punës për Reformën Organizative në PS ka nisur në orën 19:00 dhe ka përfunduar në orën 22:20, pak orë para mesnate.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit