Shpirti i tij i lire dhe rebel duket se nuk ka qene vetem pjese e lojes. Teksa nje vit me pare ka fituar simpatine e publikut shqiptar ne ambjentet e mbyllura te BB2, per performancen e tij, Sori ka vijuar protagonizmin e vet edhe jashte kornizave te show-t mediatik.
Fituesi i ketij edicioni, Qetesor Feruni, nuk ka munguar ne jeten sociale shoqerore te krahines se vet. Pak dite me pare, ai ishte pjese e nje proteste te fshatit Dukat per pronat. Sori ka qene ne balle te protestes, e cila ka shenuar nje pjesmarrje te konsiderueshme, duke u perfshire tek pjesa e liderve te saj.
Protesta ka mbledhur nje numer te madh te rinjsh, te cilet bashkerisht kerkuan zgjidhje per pronesine e tokes. Sori ka dale ne proteste me gjithe djalin e tij, ndersa pergjate ketij viti ka qene pjese edhe e aktiviteteve te tjera ne qytet dhe zones bregdetare ku ai banon.
Jetmiri dhe Rezi dhe... historia vazhdon
Jetmiri, jo vetem qe fitoi BB, por edhe zemren e kosovares, flirt qe ishte bere i dukshem qysh ne ditet e serialit te BB 3 Albania. Ndersa nuk kane munguar edhe dyshimet per kete, Jetmiri ka preferuar tia lere gjithcka kohes sa e besueshme ka qene dashuria e tyre brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi. Çifti eshte pare jo vetem nje here ne Vlore.
Dy te rinjte, mjaft elegante, nuk kane munguar te frekuentojne se bashku edhe ambjentet e jetes se nates ne qytetin bregdetar. Fundjava e fundit i ka bashkuar ata ne nje nga club-et e hapur te bregdetit, ne nje mega parti. Jetmiri me ..., jane pershendetur me miq, por edhe me te tjere dashamires te tyre, te cilet kane perfituar te bejne edhe foto me ciftin.
Te dy te rinjte kishin veshur veshje te celta, ku spikaste eleganca e kosovares. Ata nuk kane hezituar te defrehen nen tingujt e muzikes latine dhe house, ndersa kane qene ne shoqerine e disa te afermve dhe miqve te Jetmirit.