Publikuar me : 04.01.2012 Ne :
Rajoni - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Cristina Fernandez
Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner do të operohet sot për të hequr gjëndrat kancerogjene në tiroide. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve ANSA, sipas së cilës 58-vjeçares i janë dhënë shpresa të mëdha nga mjekët për një rikuperim të plotë, pasi tumori nuk është përhapur në zona të tjera të trupit.
Operacioni do të zhvillohet në Buenos Aires. Kirchner është e veja e ish-Presidentit të Argjentinës, Nestor Kirchner. Ajo fitoi një mandat të dytë në krye të shtetit me 40 milion banorë në tetor, ndërsa konsiderohet gjerësisht si një prej udhëheqësve më popullore, që ka patur ndonjëherë Argjentina.