TIRANE- Paraditen e sotme, ne zyrat e Task-Forces se prokurorise se kryeqytetit pritet te paraqitet deputeti Eduart Shalsi, i cili do te jape shpjegime te hollesishme ne lidhje me akuzat publike per menyren e privatizimit te ish-Ekspozites Shqiperia sot.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes, qe sipas tyre, deputeti Shalsi ka shprehur gatishmerine per te dhene shpjegime me cilesine e deklaruesit dhe sot do te merret ne pyetje nga prokurori i ceshtjes, Gent Osmani.
Ky i fundit, pak kohe me pare, me urdher te drejtuesit te Prokurorise se Tiranes, prokurorit Sokol Malaj filloi hetimet per zbardhjen e akuzave publike, ku deputetet e Partise Socialiste akuzonin ish-ministrin e Energjetikes tashme me detyren e Ministrit te Bujqesise, Genc Ruli, si pergjegjes per tjetersimin e kesaj prone.
Gjithashtu, ne ditet ne vazhdim pritet te shqyrtohen dhe verifikohen te gjitha dokumentacionet e sekuestruara ne Ministrine e Energjetikes, ku jane kryer procedurat e privatizimit te kesaj prone, qe sipas akuzes, eshte marre nga pronaret.