Publikuar me : 26.10.2011 Ne :
Politike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Drejtësia shqiptare duhet të bëjë një hetim të plotë të lidhjes së politikës me krimin e organizuar. Kjo është ajo çka deklaroi nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Deklarata e numrit dy të KLD-së u bë gjatë konferencës rajonale me temë “Lufta kundër krimit të organizuar”, e cila u mbajt sot në Prishtinë. “Duhet të hetohen lidhjet e krimit me politikën!”, u shpreh Spahiu, duke theksuar se në Shqipëri shpesh krimi është më i organizuar sesa institucionet që duhet ta luftojnë atë.
Duke mbetur në situatën e krimit të organizuar në Shqipëri, Spahiu u shpreh se duhet një transparencë më e madhe në statistikat që vendi nxjerr përsa i përket këtij fenomeni.
Sipas Spahiut, krimi i organizuar në Ballkan mbetet në shifra më të larta krahasuar me ato në Europë.