Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Spanja ne Odeonin e Pogradecit

Publikuar me : 10.08.2010 Ne : Kulture - 165 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Me 1960, Martini dhe Markosi moren rrugen ne kerkim te nje jete te re ne Evropen e progresit dhe lirive. Lene familjet e tyre ne Spanje dhe nisen drejt Zvicres, ku fillimisht bejne punen e mekanikut ne fabriken e nje fshati te vogel industrial.


Kohe me vone Martinit i vjen gruaja, Pilari bashke me djalin e tyre Pablon, kurse Markosit e fejuara, Maria Karmeni.


Te veshtire e kane te peste personazhet pershtatjen me mendesite e botes se re. Kur duket sikur jane rehatuar, Martini meson per vdekjen e babait te tij e i duhet te kthehen te gjithe bashke ne Spanje.


Per cudi, kthimi behet me i veshtire se ikja. Historine e emigrimit te njerezve nga Spanja e 60-es, regjisori spanjoll Carlos Iglesias e beri film me titull Nje frange, 14 peseta (Un Franco, 14 pesetas, 2006). Iglesias ka futur ne film ate cope te jetes se tij qe lidhet me emigrimin.


Jo pa qellim, Ambasada e Spanjes ne Shqiperi zgjodhi ta hape me kete film dje, Javen e IX te kinemase spanjolle Evropa ne ekran ne qytetin e Pogradecit. Filmi, ashtu si edhe te tjeret qe do te shfaqen deri me 13 gusht ne Odeonin e qytetit te Pogradecit, tregon sfidat dhe pengesat qe Spanja ka jetuar 50 vitet e fundit.


Ky eshte aktiviteti i katert qe Ambasada e Spanjes zhvillon neper Shqiperi, pas Tiranes, Shkodres, Beratit dhe eshte pjese e programit kulturor te mbylljes se Presidences Spanjolle te BE-se. Per shtate dite publikut te Pogradecit i jepet mundesia te shohe filma spanjolle te realizuar ne vende te ndryshme, ne Portugali,Gjermani, apo France.


Filmat jane Heshtja perpara Bahut (El silencio antes de Bach, 2007) i regjisorit Pere Portabella; Arkat Spanjolle (Las cajas españolas, 2004) i regjisorit Alberto Porlan; Ekspresi i Jugut (Sud Express, 2005) i regjisoreve Chema de la Peña dhe Gabriel Velázquez; Ajo cka di une per Lolen (Lo que sé de Lola, 2006) i regjisorit Javier Rebollo.
Filmat shfaqen cdo nate ne oren 21.00.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit