Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Rajoni - 54 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lideri konservator Mariano Rahoj, ka marrë zyrtarisht postin e kryeministrit të ri të Spanjës. Kreu i ri i qeverisë së djathtë spanjolle, ka bërë betimin përpara mbretit Huan Karlos.
“Betohem se do të përmbush besnikërisht detyrimet e postit të kryetarit të qeverisë me ndershmëri ndaj mbretit dhe se do të zbatojë dhe do të kërkojë zbatimin e Kushtetutës, si normë thelbësore të shtetit”, deklaroi Rajoy.
Kjo ceremoni shënon marrjen zyrtare të detyrës prej tij, dy ditë pasi ka shpalosur një program të rreptë ekonomik.