Publikuar me : 02.08.2011 Ne :
Rajoni - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

José Luis Rodríguez Zapatero
Kryeministri i Spanjës Jose Luis Zapatero është detyruar të shtyjë pushimet për shkak se investitorët po largohet nga vendi i tij për shkak të problemit me borxhin.
“Kryeministri ka shtyrë nisjen e pushimeve. Ai është i përqendruar tek situatën ndërkombëtare ekonomike”, tha zëdhënësi i tij.
Tashmë pas Greqisë, Portugalisë dhe Irlandës që kanë marrë ndihma financiare për shlyerjen e borxheve, një gjë e tillë mund të ndodh dhe për vendet si Spanja, Italia apo ndonjë tjetër.
Zapatero pak ditë më parë njoftojë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet do të mbahen me 20 nëntor – ndërsa rregullisht ato do të mbaheshin në mars.
Sondazhet tregojnë se partia opozitare (Partia Popullore) do t’i fitojë lehtësisht këto zgjedhje por Zapatero që është në pushtet që prej vitit 2004 shpreson që së paku t’i heqë shumicën Partisë Popullore.