Publikuar me : 18.08.2011 Ne :
Rajoni - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mijëra spanjollë protestuan sot kundër vizitës së kreut të Kishës Katolike në Spanjë. Papa Benedikti XVI do të mbërrijë sot në Madrid, ndërsa të dielën do të mbajë meshën për nder të Ditës Botërore të Rinisë Katolike.
Protestuesit thonë se nuk duan që tatimet e tyre të përdoren për koston e vizitës, sidomos në kohën kur Spanja ka 20 perqind të popullsisë pa punë dhe kur qeveria po shkurton shpenzimet sociale.
Qindra mijëra pelegrinë nga e gjithë bota kanë arritur në Spanjë, për të marrë pjesë në ceremoninë. Zyrtarët presin që dyndja e pelegrinëve në Spanjë do të sjellë më shumë para në vend, sesa që do të shpenzojë qeveria rreth vizitës së Papës.