Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Specialisti i financave kerkoi rryshfet per legalizimin e prones

Publikuar me : 29.09.2010 Ne : Kronike - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Specialisti i shitjes se pronave publike prane Ministrise se Financave, Kliton Rusi, pergjegjesi i Agjencise se Sigurimeve Shoqerore ne Lushnje, Misir Haxhiu, si dhe biznesmeni Dashnor Sinanaj (Zdrava), te arrestuar kater dite me pare, i kane pronarit te ish- SMT-se ne Lushnje, 50 mije euro. Keto para sipas burimeve te akuzes kerkoheshin me qellim per ti ligjeruar nepermjet noterit, kontraten e shitblerjes se truallit dhe godines se ish- SMT-se se Lushnjes, e cila ishte lidhur ne vitin 1996, mes tij dhe Ministrise se Fiancave. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Task-Forces ne Prokurorine e kryeqytetit. Pas denoncimit te pronarit te objektit, prokurori i ceshtjes, Olsi Dado, ne baze te hetimeve disa javore leshoi urdher-arrestet per te akuzuarit, pasditen e 25 shtatorit duke prangosur tre te dyshuarit. Kallezimi ndaj te dyshuarve u depozitua nga pronari i ish-SMT-se, pasi tre te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kerkuan ne forme rryshfeti shumen prej 50 mije eurosh, per ti noterizuar kontraten e blerjes se prones ne vitin 1996. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se kallezuesi, ne vitin 1996 nepermjet nje kontrate dy paleshe, me Ministrine e Financave, ka blere ish-SMT-ne e Lushnjes bashke me siperfaqen e tokes prej 34 mije metra katrore. Kjo prone eshte regjistruar edhe ne zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZRPPse) ne Lushnje ne emer te bleresit te ri ne ate kohe,- thuhet nga burimet. Por, para pak javeve, kur kallezuesi eshte paraqitur ne zyrat e Hipotekes se Lushnjes per te rifreskuar certifikaten e pronesise, punonjesit e ZRPP-se, bazuar ne nje Vendim te Keshillit te Ministrave, i kerkuan kallezuesit te legalizoje kontraten e shitblerjes se prones se tij. Mbi bazen e kesaj kerkese, pronari i ish-SMT-se u drejtua ne zyrat Sektorit te Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave, duke kontaktuar me specialistin Kliton Rusi, i dyshuar per mitmarrje.

Ai pas sorollatjeve disa ditore, e adresoi kallezuesin te takoje dy miqte e tij ne Lushnje, tek te dyshuarit Misir Haxhiu dhe biznesmeni Dashnor Sinanaj (Zdrava). Sipas pretendimit, keta, i kerkuan pronarit te ish-SMT-sete paguaje 50 mije euro per te kryer veprimet e kerkuara nga ZRPP-ja,-thane burimet e prokurorise. Pas takimit me keta persona, kallezuesi u drejtua ne prokurorine e kryeqytetit, duke denoncuar per rryshfet kerkuesit. Pas regjistrimit te procedimit penal, ndaj te dyshuarve jane kryer hetimet me metoda speciale, si vezhgime te levizjes se tyre e takimeve, pergjimi i tyre, filmimi e fotografim i takimeve.Nga keto biseda dhe takime mes kallezuesit dhe dy lushnjareve Haxhiu, dhe Sinanaj, ata i kane kerkuar ne emer te Rusit te paguaje 50 mije euro,- thane burime te akuzes. Pas takimeve, kallezuesi kerkoi nje takim me te dyshuarin Rusi, i cili pasi u vu ne dijeni per shumen e kerkuar nga miqte e tij, ia uli pazarin, pronarit te ish SMT-se ne 7500 euro per ligjerimin e kontrates para noterit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit