Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Specializimet, merret vendimi 161 pranime me shume ne Mjekesi

Publikuar me : 20.01.2011 Ne : Sociale - 195 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pas denoncimeve te studenteve, numri i pranimeve shkon nga 285, ne 446

Mesdita e djeshme, ka qene afati i fundit qe studentet e Mjekesise i kishin lene Ministrise se Arsimit dhe Shkences per zgjidhjen e problemit te fituesve te specializimeve. Po dje, keta studente kane marre nje lajm te mire, nga Keshilli i Ministrave, i cili miratoi propozimet e Ministrise se Arsimit per rritjen e pranimeve ne programet e specializimit. Ky numer tani eshte rritur zyrtarisht nga 285 kuota, qe u vendosen gati dy vite me pare, ne 446.


Ne kete menyre, te drejten per te nisur programin e specializimit do ta kene edhe 161 studente te tjere. Me kete vendim duket se MASH dhe qeveria kane gjetur zgjidhjen me te shkurter, rritjen e numrit te pranimeve dhe jo rivleresimin e kandidateve, per te perzgjedhur ata qe me te vertete e meritonin.


Kuotat


Rreth dy vite me pare, Keshilli i Ministrave miratoi propozimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences per Kuotat e pranimeve dhe tarifen e shkollimit ne programet e ciklit te trete, te studimeve specializuese afatgjata, ne Fakultetin e Mjekesise, te Universitetit te Tiranes, per vitin akademik 2009-2010, ne ate kohe u pa e arsyeshme qe pranimet te ishin 285, ndersa konkursi qe u zhvillua rreth nje vit me vonese nxori te tjera probleme.


Ne vendimin e 2009-es kuotat per pranimet ne programin e Alergologjise, ishin 3, ndersa me vonimin e djeshem numri i pranimeve ne kete program specializimi shkon ne shtate. Numri kuotave te pambuluara per kete program, nga 2 shkoi ne 3. Numrin me te madh te kuotave, ne kete vendim te dyte mbi specializimet ne Mjekesi e ka programi i Anestezi-Reanimacionit, ku numri i pranimeve eshte rritur nga 9 ne 19.


Sipas vendimit te 2009-es nuk kishte kuota te percaktuara per specialitetin e Kardiokirurgjise, por vetem tri kuota te pambuluara. Ndersa dje eshte vendosur qe numri i pranimeve ne kete program te jete 5. Po nje rritje te madhe te kuotave ka pasur edhe ne programin e Kirurgjise se Pergjithshme, ku nga 5 numri i pranimeve eshte rritur ne 15.


Ne specialitetin e Dermatologjise ka ndodhur e kunderta. Ndersa dy vite me pare ishin miratuar per kete specialitet 5 kuota studimi, vendimi i djeshem i ka anuluar ato, duke rritur ne 13 numrin e kuotave te pambuluara, per kete program. Me poshte po botojme tabelen e plote te kuotave te miratuara gjate mbledhjes se djeshme te qeverise.


Skandali


Ndonese vendimi per hapjen e programeve te specialiteteve ne Fakultetin e Mjekesise u mor qysh ne vitin 2009, konkurset per pranimin e studenteve u zhvilluan vetem ne fund te vitit kalendarik 2010. Vonesa e ketij procesi nuk ishte i vetmi problem, me te cilin u perballen kandidatet per specialiste. Pas perfundimit te konkursit (i cili kesaj here u zhvillua sipas formules provim me shkrim + interviste + eksperience), nje grup studentesh denoncuan levizjen e kandidateve ne listen e fituesve.


Me 28 dhjetor gazeta Shekulli botoi disa dokumente, te cilat tregonin zhvendosje te pamotivuar te listes se fituesve, duke eliminuar 2 prej kandidateve. Me pas, studentet, duke mos marre asnje pergjigje zyrtare nga dekanati i fakultetit te Mjekesise, iu drejtuan Prokurorise se Pergjithshme per zgjidhjen e situates. Dje, keshilli Ministror vendosi rritjen e numrit te pranimeve ne keto programe specializimi.


Skandali
28 dhjetor 2010


Studente te Mjekesise denoncojne ne redaksine e Shekulli-t me dokumente dhe deshmi nje skandal me kuotat e pranimit ne Studimet Specializuese Afatgjata ne Fakultetin e Mjekesise ne UT. Sipas tyre, komisioni prej 5 vetash i konkursit per 5 vendet e pranimit ne Kirurgjine Maksilo-Faciale kishte bere nje zhvendosje te pamotivuar te listes se fituesve, duke eliminuar 2 prej tyre.

8 janar 2011, Fakulteti


Dekani i fakultetit te Mjekesise, Alfred Priftanji, deklaron se rregullorja e Rektoratit te Universitetit te Tiranes ka kontradiksione ligjore. Sipas Priftanjit, rregullorja nuk eshte miratuar nga institucioni qe ai drejton. Ai u ka dhene te drejte pretendimeve te studenteve per rreth 10 pika te rregullores.

10 janar 2011, Rektorati


Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, hodhi poshte deklaratat e dekanit Alfred Priftanji per parregullsi ne rregulloren e UT-se. Kule deklaroi se rregullorja duhet te zbatohet me perpikeri. Kush nuk zbaton kete dokument, sipas rektorit te Universitetit te Tiranes, do te perballet me ligjin.


Kuotat e pranimit ne studimet specializuese afatgjata ne Fakultetin e Mjekesise te Universitetin e Tiranes


Nr.Programi i Specializimit

Ministria e
Shendetesise
Ministria e
Mbrojtjes
Ministria e
Drejtesise
Ministria e Arsimit

Trojet Shqiptare Kuota te pambuluara Shuma

1. Alergologji 7 - - - - 3 10

2 Anatomi Patologjike - - - - 5 10

3. Anestezi-Reanimacion 19 - - - - 1 20

4. Dermatologji 0 - - - - 13 13

5. Endokrinologji 9 - 1 - - 2 12

6. Gastrohepatologji 4 - - - 4 8

7. Hematologji 6 1 - - - 2 9

8. Diagnoze me Imazhe 9 2 - - - 1 12

9. Kardiokirurgji 5 - - - - - 5

10. Kardiologji 11

11.Kirurgji maksilo faciale 10



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit