Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Spraj paralizues ne shkolle, 30 femije ne spital

Publikuar me : 03.11.2011 Ne : Kronike - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lindita Çela

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në shkollën tetë-vjeçare, Misto Mame në kryeqytet. Një adolesht ka  hedhur sprajt paralelizues  tek fëmijët 12 vjeçar  duke shkaktuar jo vetëm  dëmtime shëndetësore të tyre por ka ngjallur panik shkollë.  Mbi 30 fëmijë kanë përfunduar në spital,  4 prej  prej cilëve në gjendje  të rëndë shëndetësore. Pas ekzaminimeve të bëra 4 fëmijët në gjendje më të rënë i ka trajtuar me serum. Gjithçka ka ndodhur në orën e tretë të mësimit, kur një nxënës i klasës së 9-të të po kësaj shkolle, ka hyrë në klasë duke hedhur sprajtin paralelizuar ndaj nxënësve të klasës së 5-të. E ndërsa drejtuesit e shkollës kanë dërguar privatisht fëmijët në spital, burimet zyrtare të policisë thanë dje se gjithçka ka qenë një lojë mes fëmijesh dhe nuk ka pasur asnjë  të lënduar.

 

Ngjarja

Gjithçka ka ndodhur në orën e tretë e mësimit. Mxënësit e klasës së 5-të po zhvillonin lëndën e gjuhës kur një nxënësi i klasës së 9-të ka shpëndarë lëndë paralizuese në klasë.  Mësuesja e gjuhës ka qenë duke kontrolluar  detyrat e fëmijëve, kur një nxënësi Aldo Bruzja  është futur në klasë duke hedhur në ajër sprajtin paralizues. “Mësuesja po kontrollonte detyrat kur ku cuni u fut në klasë dhe menjeherë filloji duke hedhur atë lëngun, madje edhe gocave që ishin në bankën eparë. Fillimisht erdhi në erë e mirë por pastaj filluan të na digjnin sytë dhe era u bë e keqe. Nuk rrinim dot më në klasë”-rrëfen një prej nxënësve të klasës së 9-të të shkollës Misto Mame. Po kështu nxënësit thonë se pasi mësuesja e gjuhës ka  nxjerrë nga klasa djalin që  që lëshonte sprajtin me erë të rëndë,  dy vjaza e bankës së parë kanë patur probleme shëndetësore.  Enta Kurti dhe Aurora Ukcamaj kanë kërkuar të shkojnë në tualet pët të larë sytë ku më pas thuajse kanë humbur ndjenjat. Ka qenë pastruesja e shkollës ajo që ka gjetur dy vjazat  që u ka dhënë ndihmën e parë duke i xjerrë në ajër të pastër. Pak minuta më vonë pothuajse të gjithë nxënësit e klasës kanë pësuar irritime duke pasur ndjesinë e të qenurit me ethe. Menjëherë drejtuesit e shkollës  si dhe personeli pedagogjik me mjete private kanë bërë të mundur dërgimin e fëmijëve në urgjencën e pediatrisë ku nxënësit i janë nështruar ekzaminimit të mjekëve.  Kristi Kopani, Enta Kurti, Aurora Ukcamaj dhe Rakela Curra  kanë qenë nxënësit e  paraqitur më  rëndë në spital ku mjektë kanë vendosur trajtimin e  tyre me surume. Ndërsa fëmijëve të tjetër u është dhënë glukosë e më pas po nga personeli pedagogjik janë shpëndarë nëpër banesat e tyre.

 

Rrëfimi

“Pasi ai çuni hodhi atë lëndën në klasë filloi të vinte një erë e keqe. Enta dhe Aurora kërkuan të shkojnë në banjo për të larë sytë por pastej  ne i pamë  të shtrira tek  oborri shkollës dhe ato nuk flisnin dhe lëviznin dot. Edhe  Kristi ankohej nga sytë ndërsa ne të gjithë filluam të kishim ethe. Po na dhimte barku dhe pastaj  mësuesja na nxorri jashtë për ajër të pastër. Pastaj na çuan në spital kur  na mbajtën dhe na dhënë për të pirë ujë me sheqer.”-tregon një prej fëmijëve të klasës së 5-të ngjarjen e ndodhur dje në shkollën Misto Mame. Sipas rrëfimit të 12vjeçarit nuk është hera e parë që nxënësi i kalsës së 9-të është shqetësim për fëmijët e tjetër të shkollës. Por ngjarja e djeshme duket se ka arritur kulmin duke sjellë panik jo vetëm tek nxënësit e klasës së 5-të por në mbarë shkollën tetë-vjeçare Misto Mame.  Kujdestari i klasës së 5-të Besion Shima thotë se ngjarja thuajse ka qenë aksidentale ndërkohë që fëmijëve u është dhënë  ndihma mjekësore dhe pas  disa orësh të gjithë fëmijët janë shoqëruar nëpër banesa. “ Ka qenë një fëmijë i shkollës ai që ka hedhur parfum në klasë dhe kjo ka ngjallur irritimin  shëndetësor tek fëmijët. Por ata janë dërguar të gjithë në spital dhe më pas gjëndja e tyre shëndetësore është normalizuar”-të thotë Besion Shima.  Ngjarja e ndodhur rreth orës 11-të të ditës së djeshme ka  krijuar panik të madh ndërmjet fëmijëve nga personeli pedagogjik i kësaj shkolle mësohet se  nxënësi i klasës së 9-të  njihet si problematik por që ngjarja e djeshme duket se ka kalura çdo kufi. Pak kohë pas ngjarjes, në shkollën Misto Mame kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilët pas verifikimeve të kryera deklaruan se gjithçka ka qenë një lojë fëmijësh. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës lënda e përdorur ka qenë parfum me përqindje të lartë alkoli. Por nisur nga pasojat që kanë  pësuar fëmijët dhe trajtimi i tyre mjeksorë lënda e përdorur nga nxënësi i klasës së 9-të nuk ka qënë gjë tjetër  veçse sprajt paralizues që zakonisht përdoret nga femrat në rast mbrotje nga agresorë të ndryshëm. Efektet që të shakton kjo lëndë është, humbje të përkohshne ndenjash, rritim në sy si dhe gjendje etheje, pikërisht simptoma këto që kanë pësuar dje fëmijët 12 vjeçarë të shkollës Misto Mame në kryeqytet.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 67 here.
Arrestohet ne Kosove Idajet Beqiri, kryetari Partise se Unitetit Kombetar http://www.youtube.com/watch?v=UZHZKJvdeBE Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61-vjeçarit është bërë pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”. Prej shumë vitesh avokat në Tiranë, Idajet Beqiri u prangos paraditen e së enjtes teksa ka qenë duke...Lexo te gjithe artikullin »


» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne Vore
» Gjendet trupi i pajete i nje mashkulli ne autostraden Tirane-Durres
» Kapshtice, kapen 2 klandestine pakistaneze
» Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion
» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit