Stabilizim- Asociimi, sot takimi i katert i politikaneve shqiptare me ata te BE-se
Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Politike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot në Tiranë do të zhvillohet takimi i katërt ndërparlamentar për stabilizim-asociimin mes Shqipërisë dhe BE-së. Takimi do të organizohet në hotel “Rogner”. Pas kësaj përballje mes politikanëve shqiptare dhe atyre të BE-së pritet që të dilet me një rezolutë të përbashkët.
Në tre takimet e mëparshme, nuk janë miratuar marrëveshjet, të cilat në vetvete ishin një angazhim i palëve në përmbushjen e prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë.
Dje, gjashtë eurodeputetët, që përfaqësojnë delegacionin parlamentarë të BE-së u takuan me kreun e shtetit Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e PS-së Edi Rama dhe ministrin e drejtësisë Eduard Halimi.