Varet ku e ve presjen
Bota sikur ka dale nga nje qendrim ne vend dhe po niset drejt zhvillimeve te reja e te paparashikueshme.
Ndryshimeve te shpejta ne Afriken Veriore dhe vendeve te tjera Arabe i bashkengjiten tensione te reja globale dhe kriza financiare, sekretet diplomatike dhe afera korruptive kane dale ne publik.
Tashme duket se nuk ka me sekrete. Myslimanet kerkojne demokraci ne vendet e tyre!!! Shumekujt i duket e cuditshme se si deri dje te cilesuar nga mediat dhe administrata perendimore si potencial per terrorizem, ata sot kerkojne demokraci.
Le te kthehemi pas ne kohe. Ne shekullin e VIII - XI kur Spanja ishte ne duart e kalifeve arabe pati nje lulezim kulturor ku moren pjese te gjitha besimet dhe celesi i ketij lulezimi ishte tregtia ne klimen e tolerances fetare dhe etnike. Arabet sollen me vete shume shpikje, librat e harruar te filozofeve greke por edhe alkimine, algjebren e lundrimin.
Oborri i kalifeve ishte plot me filozofe dhe astrologe, jetonin bashke myslimane, cifute, katolike. Fale kesaj mikroklime perfekte dija e mbledhur u perhap dhe kaloi ne France e me pas ne Itali. Shume me vone pasi arabet ishin nxjerre jashte Spanjes per shkak te ketij ndikimi u zbulua Amerika, nisi rilindja Europiane e po ashtu me vone Iluminizmi Freng dhe kontraten sociale te zviceranit Ruso qe coi ne revolucionin francez. Dhe bota ndryshoi nje here e mire.
Ishim mesuar keto vitet e fundit dhe na dukej normale se cdo njeri me emer mysliman qe vinte nga Afrika Veriore te ishte dikush qe poshte teshave te trupit te kishte kallepe me dinamit te gatshme per te plasur kudo neper vendet publike me turiste.
Si duket kjo nuk eshte me e vertete, myslimanet nuk jane te gjithe terroriste, ashtu si gjermanet nuk ishin te gjithe naziste, si italianet nuk ishin te gjithe fashiste ashtu si amerikanet nuk jane te gjithe arrogante, francezet jo te gjithe jane te kulturuar dhe se ka angleze qe nuk kane pike humori.
Popujt arabe tashme po kerkojne te mos jene thjesht shites ambulante ne vendin e tyre por te marrin pjese ne qeverisje duke rimarre dinjitetin e humbur per te mos qene me qytetare te dores se trete dhe kete po e bejne ne vendet e tyre.
Kjo qe po ndodh vjen edhe se tashme te gjithe lideret arabe jane pleq autokrate te cilet mbreteronin mbi xhevahire. Emigracioni ne Europe dhe vuajtjet ne vend kane bere te mundur qe myslimanet te arsimohen dhe te zemerohen njekohesisht, te rikujtojne se Islami pra eshte religjioni i paqes dhe flet pikerisht kunder ketyre pleqve autokrate qe mbledhin ar e miliona duke lene popullin te zhgerryet ne lluce dhe ne inferioritet.
Tani po ndodh qe kujtesa europiane t`i sherbeje arabeve. Si kthimi i nje borxhi te kahershem marre nga kalifet dhe shfrytezimi kolonial. Investimi me i sigurt eshte gjithnje investimi ne njerez pa u shkulur atyre identitetin dhe religjionin eshte e mundur pra te shihet se mund te jetohet bashke edhe pse jemi te ndryshem.
Sigurisht qe edhe vete Europa eshte larg parimeve te kushtetutes se vet, por gjithsesi ka bere perpjekje te medha brenda institucioneve te saj per te mbjelle tolerancen.
Megjithese si ne Libi ndryshimet e shpejta kane kosto, po del e qarte se nuk ka ndryshime te medha pa kosto. Te japesh jeten per lirine eshte me e drejte se sa te japesh jeten per terrorizmin per me teper te marresh edhe jete te tjera te pafajshme.
Kulmi eshte kur degjon Gadafin se na qenka Bin Laden qe frymezon turmat. Kjo se cte kujton Bushin i cili per fat te keq nuk do mund te shijoje alpet Zvicerane per gjithe jeten.
Prestigji i humbur i myslimaneve kishte kapur fundin, ndaj dhe ndryshimet qe po pasojne jane si te kurdisura nga nje dore e padukshme, dhe nga zjarrvenes ne bote po duket se myslimanet ashtu si te gjithe besimtaret e vertete jane njerez qe duan paqen ne vendet e tyre; profeti Muhamed ka folur gjithnje ne emer te paqes dhe tolerances fetare, por per treqind vjet keto kombe ishin koloni dhe me pas diktatura, dhe te jesh koloni do te thote te punosh per te tjeret te jesh nen diktature do te thote te mos flasesh lirshem.
Tashti popujt e Afrikes Veriore kerkojne te marrin pjese ne qeverisje. Ajo qe ndodhi me vendet e lindjes ne vitet 90 po ndodh me vendet arabe tani.
Tranzicioni nuk do te jete i lehte por ky ndryshim ishte i domosdoshem, tani ata mund te flasin lirshem dhe te marrin pjese ne qeverisje te perfaqesuar dhe te mund te projektojne te ardhmen realisht bashke me pjesen tjeter te botes.
Dalja nga gjendja e izolimit autokrat do te thote tashme se popujt myslimane e kane te qarte se nuk jetojne vetem ne kete bote, ata mund te shkollohen dhe integrohen ne nje bote qe ndryshon bashke me ta.
Ashtu si krishterimi edhe islami, me shume se jane ndjekur si vizione paqeje, jane perdorur prej njerezve te luftes aq sa rrezikonin te ktheheshin ne arme te rrezikshme lufte.
Ne fakt religjionet e ofrojne luften vetem si mbrojtje por jo si zgjidhje afatgjate, gjithnje flitet per paqe dhe tolerance, por dialog dhe jo lufte, por gjithnje nje pakice te pangopurish me pushtet dhe para qe kane shume e duan te kene edhe me shume, jane ata qe rrezikojne ta cojne planetin ne lufte.
Ne kete klime ndryshimesh edhe sistemet e qeverisjes perendimore jane ne krize, tashme hegjemonizmi nuk eshte me zgjidhje tani parate duhet te sherbejne si mjete per te realizuar qellime te njerezishme dhe jo si qellim ne vetvete, kjo do te thote se bota nga shoqeri konsumi duhet te kthehet si para luftes se pare boterore, ne shoqeri kursimi me qellimin e permiresimit te kushteve te jetes njerezore, solidaritetit dhe paqes.
Tash eshte koha e reklamimit te vlerave te qyteterimeve, tek historia qe na meson se nuk duhet gabojme aty ku te paret tane gabuan, demagogjite dhe dogmat nuk bejne me pune, teknologjia dhe moda, lojerat dhe gruri, nuk do te ishin zgjidhje per qetesuar popujt, por promovimi i kultures se paqes dhe bashkejeteses me dinjitet, larg urrejtjeve nacionale dhe religjioze. Nese lideret e njerezimit nuk e kane kuptuar ende se pas cdo frymemarrje te thjeshte njerezore fshihet fryma e Zotit atehere ata kurre nuk do te mesojne te drejtojne nje shoqeri njerezore.
Status quo - qendrim ne vend
Quo Vadis - ku shkojme?