Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Statusin kandidat ne BE e merrni ne 2012 ose asnje here”

Publikuar me : 09.12.2011 Ne : Politike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Luis Tanushi

Shqipëria ka humbur për dy vjet resht trenin për në Bashkimin Europian dhe nëse e bën këtë gjë sërish vitin e ardhëshëm, ka shumë mundësi që ky “tren” të mos kalojë më në vendin tonë. Ky është shpjegimi dhe apeli që kanë bërë dje europarlamentarët, të cilët kanë ardhur në Tiranë pikërisht për këtë arsye. “Shqipëria humbi dy vjet, ky është emri i lojës: “Dy vjet të humbur”,- thanë dje eurodeputetët përpara se të jepnin paralajmërimin e fundit se statusi i vendit kandidat mund të merret në vitin 2012, nëse plotësohen kushtet, ose nuk mund të merret më.

“Shikoni axhendën e vitit 2012. Me shumë gjasa është viti i fundit kur Shqipëria mund të ketë sukses në përshpejtimin e reformave dhe të plotësojë kërkesat për të marrë statusin e vendit kandidat, ose që të humbasë në mënyrë dramatike mundësi që nuk do të përsëriten në të ardhmen. Sepse zhgënjimi në Bruksel, si në Komision ashtu edhe në Parlament, për arritjet politike në Shqipëri është serioz. Sfida kryesore për Shqipërinë është viti 2012 që të përfaqësojë një ndryshim nga ambienti politik me shumë përplasje dhe tensione, në një klimë bashkëpunimi”, tha dje europarlamentari, Viktor Boshtinaru.

Në vijim të fjalës së tij, Boshtinaru deklaroi se pritshmëria e ndërkombëtarëve nga plotësimi i reformave për 2012 është tejet i madh. Përgjegjësi, sipas Boshtinarut, ka edhe shoqëria civile të cilat duhet të luajnë rolin e saj për të shtyrë më tej reformat. “Ne presim lajme të mira në parlament, por është edhe detyra e elitës për të bërë presionin e duhur për të nxitur reformat”, u shpreh zëvendëskryetari i delegacionit evropian. Vizita e delegacionit evropian vjen vetëm pak ditë para miratimit të draft opinionit të përgatitur nga ekspertët e Komisionit të Veneciaas lidhur me reformën zgjedhore.

Si ish profesor, Viktor Boshtinaru dha edhe një mesazh për politikën duke i kërkuar maturi për axhendën e integrimit të vendit. Sipas europarlamentarit të lartë, procesi integrues, duhet të jetë prioriteti më madhor. “Mesazhi ynë i vetëm është: Mos luani me procesin e integrimit. E vetmja mënyrë që të keni sukses, t’ia arrini është të tërhiqeni pas dhe të bëni kompromis. E vetmja axhendë duhet të jetë ajo e procesit të integrimit, ashtu siç kemi bërë edhe ne në vendet tona. Lufta shqiptare duhet të ndalojë sot, duhet të ndalojë sot për të mirën e vendit”, theksoi Boshtinaru.

 

Kukan: Kemi nevojë për Shqipërinë në BE

Kryetari i Delegacionit të PE, Eduard Kukan deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë është edhe në interesin e Bashkimit Europian. Sipas tij, vetë roli që kërkon të ruajë BE, e bën të domosdoshme zgjerimin. “Nuk është vetëm Shqipëria që përfiton nga integrimi në BE, gjithashtu BE-ja përfiton nga antarësimi i vendeve të rajonit. Kjo sepse BE kërkon të luaj një rol global dhe prandaj forcimi i radhëve është i rëndësishëm për Europën dhe Shqipëria nuk duhet ta harroj këtë”, tha Kukan.

Kreu i delegacionit të PE, Eduard Kukan, kritikoi partitë politike për ngërçin dy vjeçar që sipas tij i kushtoi vendit humbjen e statusit të vendit kandidat. “Unë mendoj se shume kohe është humbur nga Shqipëria ne rrugën e integrimit për shkak te ngërçit politik dhe pikërisht ky ngërç është arsyeja qe vendi e humbi statusin. Javët e fundit ne morëm disa sinjale pozitive me dialogun mes partive qe tashme është materializuar me ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe grupin e punës për ndryshimin e rregullores. Nëse takimi ndërparlamentar do te jete i suksesshëm kjo do te jete një kontribut tjetër pozitiv ne këtë atmosfere bashkëpunimi qe unë uroj te jete e qëndrueshme”, u shpreh Kukan.

 

Votimi i draftit të Venecias

Javën që vjen pritet të miratohet draft opinioni i hartuar nga ekspertët e Komisionit të Venecias për reformën zgjedhore. Në mbledhjen e këtij komisioni pritet që të marri pjesë edhe një përfaqësi nga parlamenti ynë. Kryetarja Topalli konfirmoi se do të marrë pjesë në seancën plenare për këtë çështje në Komisionin e Venecias dhe do të mbështesë këtë draft opinion të përbashkët të Venecias dhe të OSBE/ODIHR. Draft opinion kritikonte politizimin e administratës së KQZ dhe të Kolegjit Zgjedhor, dhe kërkon rishikim të përbërjes për të përfshirë edhe shoqërinë civile në këtë proces.

Firmosja e angazhimit

Sot pritet që të zhvillohet Takimi i radhës BE-Shqipëri, të Komitetit Parlamentar për Stabilizim-Asociimin. Siç konfirmoi edhe Kukan, në fund të takimit do të dilet me një dokument me disa konkluzione lidhur me angazhimin që kërkohet në realizimin e reformave, të cilat do të nënshkruhen nga të gjithë pjesëmarrësit. “Jo të gjithë do të jenë të lumtur për konkluzionet nesër, por firmosja e tyre është një test për politikën shqiptare, për të parë nëse e kanë seriozisht me bashkëpunimin që kanë nisur. Por nëse rezoluta do të firmoset atëherë ky do të ishte një hap i vogël përpara”, theksoi kreu i delegacionit të PE-së.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit