Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Stefano Sanino Nese plotesoni kushtet nuk duhet te prisni nje vit

Publikuar me : 13.10.2011 Ne : Politike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Stefano Sannino, zv.drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhënie me Jashtë të Komisionit Evropian, flet për raport-progresin e Komisionit të BE-së për Shqipërinë. Sipas tij, nuk është fjala vetëm për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, po edhe për dymbëdhjetë prioritetet kyç të përcaktuara vitin e kaluar prej Komisionit Europian.

 

Z. Sannino, në rastin e Shqipërisë raporti i Komisionit nuk flet për prioritete shtesë që duhen zbatuar, apo jo?

Dialogu është tashmë pjesë e prioriteteve. Kjo për faktin se pesë prioritetet kyç të para kanë të bëjnë me situatën politike. Pra, në qoftë se kjo bëhet, nëse ka vullnet për të lëvizur në këtë drejtim (është një pikë shumë e rëndësishme). Komisioneri përmendi faktin që po fillojmë të shohim disa sinjale që të japin zemër. Mendoj se dhënia fund bojkotit në parlament është diçka e rëndësishme sepse kjo po krijonte një situatë të vështirë. Tani duhet të ekzistojë vendosmëria për të bashkëpunuar, me qëllim që të krijohen kushtet për përmbushjen e këtyre prioriteteve kyç.

 

Pra, Shqipërisë nuk do t’i duhej të priste një vit të tërë përpara se të vendosni që të kaloni me të në nivelin tjetër?

Nuk e di, nuk kemi mbërritur në këtë nivel detajesh, por do të thosha se në rast se rezultatet janë aq mbresëlënëse sa Shqipëria t’ia dalë të dëshmojë se brenda pak muajsh arrin të bëjë atë çka nuk është bërë deri tani, mendoj se ky do të ishte gjithashtu një element i rëndësishëm për t’u mbajtur parasysh. Pra, siç kemi thënë që prej fillimit dhe sikurse sapo e përsëriti komisioneri: është në duart e udhëheqjes politike shqiptare. Nëse ne shohim se ka vullnet të qartë politik, nëse shohim se situata po lëviz qartazi në drejtimin nga treguam vitin e kaluar, dhe dymbëdhjetë prioritetet kyç do të përmbushen e zbatohen, komisioneri nuk e përjashtoi mundësinë që t’i drejtohet Këshillit Evropian në një fazë më të hershme. Mirëpo, do të thosha se gjëja me rëndësi tani është fokusimi te puna që duhet kryer. Mendoj se ky është prioriteti që kushdo në Shqipëri, pozita dhe opozita, të gjitha partitë politike duhet të kenë në mendje, në mënyë që të sigurojnë se këto kushte plotësohen, se këto prioritete vihen në jetë, dhe atëherë mundësia e vendit për të ecur përpara kthehet në një mundësi reale.

 

Komisioneri tha se zbatimi i rekomandimeve u pengua prej ngërçit dhe bojkotit politik. Cila ka qenë pesha e bojkotit?

Mendoj se duhen parë të gjitha aspektet e ndryshme. Bojkoti me siguri bën pjesë këtu. Përmenda tani gjithashtu faktin se ishte e vështirë të arrihej marrëveshje për ta shtyrë agjendën përpara, edhe kjo ishte pjesë e kësaj historie. Pra, çfarë nevojitet tani? Duhet tejkaluar mbetja në bllokim dhe vendnumëro, për të arritur në një situatë ku qeveria (koalicioni qeveritar) dhe opozita të mund të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, të dyja, për të mirën e vendit.

 

Kjo do të thotë atëherë që Shqipëria duhet të punojë në zbatimin e objektivat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit?

Nuk është fjala vetëm për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, po edhe për dymbëdhjetë prioritetet kyç të përcaktuara vitin e kaluar prej nesh, të cilat kanë qenë objektivi i punës sonë, edhe para zgjedhjeve të majit. Patëm një nisje të mirë në fillim të këtij viti, i cili në një pikë të caktuar u ndërpre sepse situata politike dhe fushata zgjedhore nuk e lejuan vazhdimin e punës, por mendoj se mund të mbështetemi te ajo që kemi arritur të bëjmë deri tani, deri në atë moment, dhe të vazhdojmë përpara duke u përpjekur që të krijojmë kushtet më të mira për zbatimin e prioriteteve kyç. Ka shumë vetë me vullnet të mirë, që kanë punuar intensivisht në këtë pikëpamje. Pra, nqs. kjo riniset, vazhdohet dhe kryhet, mendoj se shanset ekzistojnë. Pastaj është çështja e procesit zgjedhor, për të cilën mendoj se është gjithashtu e rëndësishme dhe është nënvizuar prej Komisionit Evropian. Dhe mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të shihet mënyra se si do të punojë parlamenti, sepse duhet siguruar që ai është funksionues dhe po mbështet veprimtarinë e qeverisë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit