Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Steiner dyshon Sia dalim pa nje kulture te mirefillte

Publikuar me : 07.06.2011 Ne : Kulture - 244 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nisur nga nje pozicion i ri i qyteterimit evropian ne fillim te shekullit te njezete, George Steiner e pohon dhe njeheresh e dyshon kulturen dhe traditen qe e mbajti nje intelektual si ai, njehere e pergjithmone ne Evrope. Ne keshtjellen e Mjekerkaltrit i vetmi liber qe ekziston prej tij ne shqipe (me kater dekada vonese, - IDK, Tirane 2011), ku ai perpiqet te jape nje ripercaktim te kultures.


Tomas Eliot e kishte hapur diskutimin e problemit me 1948 me Shenimet per nje ripercaktim te kultures. E vazhdon Steiner duke marre ne analize veren 1815-1915, periudha e paqes prej nga erdhi kriza e kohes sone. Pranvenia e krijimit me vdekjen dhe shkaterrimin rezulton nje metode krahasimi qe ve ne dukje gjenezen e problemeve, perplasjet e forta, dhe pasojat te nje qyteterim.


Figura folklorike e princit mjekerkalter qe kerkon dashuri me kushtin qe nusja e re, (Judita ne operen me te njejtin titull te Bela Bartokut) te mos zbuloje tmerrin, gjakun, armet, lotet, dashurite e parealizuara, te gjitha fshehur pas shtate dyerve te keshtjelles, eshte nje metafore qe funksionon si strukture mbajtese per esene filozofike me te cilen, Steiner, me kembengulje dhe dije enciklopedike provon se kultura e para lufterave boterore ka parandjere barbarine, ka jetuar paralel me te, pa mundur te parandaloje te keqen.


Njohes i gjuheve te lashta te kultures evropiane dhe studiues komparatist, Steiner na fut ne nje grup veprash dhe autoresh te shekullit XIX-XX te cilat i lidh perfytyrimi i te keqes. Spleen-i apo merzia e madhe, plogeshtia, letargjia, jane simptoma te humbjes se kopshtit imagjinar qe kishin krijuar vlerat artistike, normat shoqerore, siguria e dijes, pra nje mit i shekullit te XIX. Kolrixhi dhe Bodeleri pershkruajne nje gjendje te re te pervojes njerezore. Uordsuorth dhe Shelli, Suifti dhe Kitsi, tregojne per nje shembellim te ri te jetes private, paralel me evolucionin ne Evrope.


Balzaku dhe Dikensi trajtojne ferrin urban dhe Floberi te Salambo, barbarine e luftes.
Shembujt nga letersia e madhe e Evropes, e shtyjne te pohoje Qofte edhe vetem leximi i ketyre romaneve duhej te na bente te ajgetonim ate zbrazeti qe gerryente themelet e stabilitetit evropian. Duhej te kuptonim se nga kjo ennui po lindnin fantazira te detajuara te katastrofes qe po afronte.


Pothuajse gjithcka qe ka ndodhur qysh atehere, e ka zanafillen ne shoqerine aq te tendosur te shekullit te kaluar, te nje teresi e nderlikuar qendrimesh qe, duke i pare ne retrospektive, fare mire mund ti marrim si gjedhe te vete kultures.


Kultura hebraike i ka lene gjurme te forta Steinerit pergjate gjithe jetes, sadoqe gjuhen e te pareve e braktisi qysh femije per shkak te dashurise per latinishten dhe greqishten e vjeter. Jetoi nje kohe ne Amerike ne valen e perndjekjes antisemite, e me pas u kthye dhe qendroi ne Evrope pikerisht per hir te origjines se tij hebraike Te shkosh ne nje universitet te madh amerikan, me thoshte im ate, do te thote ti shpallesh fitues ata naziste qe ishin betuar se asnje nga te vegjlit Steiner nuk do te kishte shansin te shkollohej ne ndonje universitet evropian.


Por perballe perendimit moral dhe politik te kontinentit tone te lashte ku shpresa duket se eshte shuar, dyshoj qe kam bere nje gabim, thote George Steiner ne pleqerine e vone. Pervojen e humbjes, dy lufterat boterore me 70 milione njerez te shfarosur, qe shenuan fundin e rendit evropian Steiner e fut te stina e ferrit dhe konstaton se si prane kesaj katastrofe artet dhe shkencat shenuan arritje maksimale. Shembull? Dadaistet ne Zvicer, surealizmi ne France.


Steiner eshte nje autor qe mban parasysh pergjegjesine e krijimit jo vetem atij artistik. Nuk eshte i rrepte gjykimi i tij, por konstatimi i tij qe, ndersa krijuesi eshte bashkudhetar me kohen e tij, profecia e krijimit eshte e destinuar te vije pas ndodhise se ngjarjeve. A posteriori mund te lexojme kohen qe jetojme? Çvlere ka?


Periudhen qe ka te beje me pergjegjesite, me njefare gjyqi te ndergjegjes ne emer te vlerave etike absolute ai e percakton si nje Post-kulture (po botojme nje copez nga kapitulli me kete titull). Sepse Steiner ia njeh Perendimit arkeologjine e ndergjegjes si nje akt karakteristik, nje dukuri tipike te vazhdes se Volterit.


Tek ballafaqohet me nje renie te idealeve tradicionale ne epoken e shoqerive industriale, pyet a mund tia dale mbane qyteterimi yne pa nje kulture te mirefillte; a mund te kete nje bote te kulturuar pervec asaj te kultures se fjales? A mundet qe nje pjese e trashegimise se qyteterimit tone nga poezia, mendimi fetar, artet, ti shkoje publikut te gjere?


Ne keshtjellen e Mjekerkaltrit, sado me vonese, i vlen lexuesit ne shqipe te krahasoje pasojat e se shkuares ne kulturen dhe shoqerine tone te viteve dymije. I vlen per tu futur ne rrjedhen e nje diskutimi njohes dhe kritik mbi kunder-kulturen, misionin dhe pasojat e saj qe Steiner pa rezerve i quan shkallmuese.


Pergjigje per post-kulturen


George Steiner


Te tilla jane sfidat plot perbuzje te atyre qe kane braktisur gjithcka dhe qe ulerijne me vizatimet e turpshme te kunder-kultures. Çte mire u ka sjelle tradita humaniste masave te shtypura te bashkesise njerezore? Per cfare hynte ajo ne pune, kur ia behu barbaria? A ka pasur ndonje poeme te pavdekshme qe ta kete ndalur ose zbutur terrorin politik, vec atyre himneve qe e kane pavdekesuar?


Le te shkojme edhe me tej ata qe cmojne, tekefundit, si vlere te eperme nje poeme te bukur, nje sistem filozofik, nje teoreme, a nuk u kane dhene nje ndihme atyre qe hedhin napalm, duke bere sikur nuk i perfillin, sikur kultivojne ne shpirtin e vet nje trishtim objektiv apo nje relativizem historik?


Ne kete kapitull jam perpjekur te argumentoj se per problemin e brishtesise se kultures nuk ka zgjidhje te kenaqshme. Mund te gjenden gjithfare shpjegimesh post facto per ate humnere midis edukimit dhe politikes ne praktike, midis trashegimise se Vajmarit dhe realitetit te Buhenvaldit, qe vetem disa kilometra i ndajne. Por diagnoza e vonuar deshmon per nje kuptim te siperfaqshem e te ngushte. Me sa mund te shoh, enigma sfilitese pothuajse ka mbetur e paprekur.


Eshte e mundshme te pohohet se kultura e larte nuk eshte e lidhur me doemos me padrejtesine shoqerore. Nuk ka me te lehte sesa panegjerika e qyteterimit, duke u mbeshtetur ne argumente te forta dhe duke besuar plotesisht ne konceptin e historise se privilegj dhe rend hierarkik. Mjafton te themi pa ngurruar se arritjet e artit, te spekulimit, te shkencave matematike dhe empirike, kane qene, jane dhe do te jene, ne masen dermuese, veper e disa individeve te rralle e te talentuar.


Ne nje veshtrim te evolucionit te specieve kah perdorimi me i plote i vetive te korteksit - dhe te kjo ide ndoshta mund te reduktohet plotesisht - eshte e domosdoshme te ruhet ai lloj sistemi qeverisjeje ku dhuntite e jashtezakonshme njihen si te tilla dhe kur gjejne shtysa per tu zhvilluar. Ndoshta nje Platon, nje Karl Fridrih Gaus, nje Moxart sjellin ndihmese te pallogaritshme ne shperblimin e vuajtjeve te ekzistences njerezore.


Biografite e shumices se njerezve, me disa perjashtime te rralla, nuk jane gje tjeter vecse nje rrugetim i merzitshem nga spazmat e rendomta te lindjes deri tek pluhuri i harreses. Per nje mendje vertet te kulturuar, mohimi i kesaj ne emer te nje kredoje liberale do te ishte jo vetem nje genjeshter, por edhe mosmirenjohje nga me te shemtuarat. Perjetimi i kultures frymezohet paprerazi nga veprat e medha te se kaluares, nga e verteta dhe e bukura e tradites.


Perkthimi i Bashkim Shehut


George Steiner (1929) njihet si eseist, kritik letrar dhe filozof. Ka shkruar ne anglisht dhe frengjisht. After Babel, Language and Silence, Real Presences jane veprat e tij me te rendesishme. Disa dhjetera ese ka botuar ne New Yorker pergjate bashkepunimit mbi 20-vjecar e qe dallohen per stilin letrar dhe talentin kritik. Libri qe keni ne duar In Bluebeards Castle - Some Notes Towards the Redefinition of Culture, eshte perkthyer nga origjinali anglisht nga shkrimtari Bashkim Shehu. Eshte fat qe nje tekst me shkalle te larte veshtiresie ka gjetur perkthyesin e duhur. Shehu jep nje kontribut me shume ne perkthimin e mendimit filozofik, politik e antropologjik. Disa nga keto fusha jane veprat Frika prej dijes Paul Boghossian, Njeriu kunder shtetit Herbert Spencer, Nacionalizmi Ernest Gellner.


Dy citate nga Steiner per librat dhe per te rinjte


Librat jane shoqeria e domosdoshme dhe e mjaftueshme e njeriut te vetmuar. Ato ia mbyllin deren pranise se padeshiruar te te tjereve. Shkronja e shtypur dhe heshtja qe i nevojitet imponojne nje vecim te prere. E pikerisht keto jane te dyshimta per ndjeshmerine moderne.


Per te rinjte, ungjilli i lavdise eshte bere tejet i dyshimte. Shumekush nuk do tu shikonte ne te gje tjeter vecse patos romantik, ose vazhdimesi te maskuar te idhujtarise elitiste. Ne ditet tona, sidomos ne Shtetet e Bashkuara, mund te gjesh gjithfare dokrrash teorike mbi revolucionin total te ndergjegjes.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit