Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve apeloi ndaj forcave politike qe te fillojne pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore
TIRANE- Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Deshira Subashi, ka apeluar dje ndaj forcave politike qe te fillojne pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore, duke cilesuar si te domosdoshme nderhyrjet ne Kodin Zgjedhor.
Ne nje prononcim per mediat, numri dy i KQZ-se, paralajmeron aktoret politik se duke shtyre punen per reformen elektorale po rrezikohen standardet e zgjedhjeve te ardhshme.
Sipas saj, vonesat ne ndermarrjen e nismes per permiresimet ne Kod permes Komisionit Elektoral do te vendosin ne pikepyetje punen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe do te detyrohet te ndermarre vendimmarrje te shpejtuar.
Forcat politike duhet te fillojne nga pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme dhe ketu kuptoj se pari, nderhyrjet e domosdoshme ne Kodin Zgjedhor. Duke qene ne afatet kohore te afrimit te dekretimit te dates se zgjedhjeve sigurisht qe politika duhet te kuptoje qe institucioni zgjedhor kerkon kohen e nevojshme.
Çdo kohe e humbur si nje pauze, sigurisht qe do ta vendosnin ne veshtiresi pergatitjen ne standardet qe kerkohen,- analizon situaten aktuale, nenkryetarja e KQZ, Deshira Subashi. Sipas saj, pa diskutim qe do te ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne hapat e nje vendimmarrje te shpejtuar, te ngurtesuar dhe koha eshte elementi qe te lejon te punosh me qetesi, dhe te besh vendimmarrjet e duhura.
Numri dy i institucionit te administrimit te zgjedhjeve ne Shqiperi sugjeron qe partite politike te bejne nderhyrje ne Kodin Zgjedhor permes propozimeve konkrete.
Ato ndryshime qe u bene per zgjedhjet e pergjithshme duhet te gjejne reflektimin e tyre edhe ne dispozitat e tjera qe lidhen me zgjedhjet vendore, kjo duhet te behet sa me shpejt te jete e mundur.
Gjithsesi, kjo eshte nje ceshtje absolutisht e politikes per ta bere,- tha Subashi. Sipas saj, partite politike duke qe te reflektojne ne Kodin Zgjedhor rekomandimet qe vijne nga OSBE/ODHIR ne raportin e bere per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi.
Per sa i perket ceshtjes se numerimit te votave, ku partite politike akuzojne njera-tjetra per keqperdorim te procesit, nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve vleresoi se partite politike krijuan nje proces numerimi te manget dhe kritik ne raportet nderkombetare.
Ajo theksoi se faji nuk eshte i Kodit Zgjedhor, pasi ligji e ka te mirepercaktuar procesin e numerimit te votave. Ndersa afrohen zgjedhjet vendore, partite politike kane ne dispozicion te saj 3 muaj kohe per te bere ndryshimet e nevojshme ne Kodin Zgjedhor.
Kjo pasi, gjashte muaj para zgjedhjeve te ardhshme eshte e ndaluar qe te behen ndryshimet ne kod. Ne kete menyre, partite politike ne Shqiperi ndodhen perpara sfides se tyre per te zhvilluar hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe me pas te reflektojne problemet ne reformen elektorale.
APELI
Forcat politike duhet te fillojne nga pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme dhe ketu kuptoj se pari, nderhyrjet e domosdoshme ne Kodin Zgjedhor. Duke qene ne afatet kohore te afrimit te dekretimit te dates se zgjedhjeve sigurisht qe politika duhet te kuptoje qe institucioni zgjedhor kerkon kohen e nevojshme. Çdo kohe e humbur si nje pauze, sigurisht qe do ta vendosnin ne veshtiresi pergatitjen ne standardet qe kerkohen.