Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sulm i dyfishte ne Siri, TV shteteror Pas eshte Al Kaeda

Publikuar me : 23.12.2011 Ne : Rajoni - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një atentat i dyfishtë është kryer sot në Damask ndaj ndërtesës së shërbimeve të sigurisë. Sulmet e kryera nga dy kamikazë, sipas televizionit shtetëror është vepër e organizatës terroriste Al Kaeda.

Televizioni shtetëror sirian ka njoftuar sot se njëri sulm ka ndodhur në afërsi të institucionit së Sigurisë së Shtetit (Amn al Dawla) në lagjen kryesore të Damaskut, ndërsa tjetri në lagjen Kafr Susa.

Regjimi sirian bazohet në një sistem kontrolli dhe represioni, i cili u është besuar katër agjencive kryesore: Siguria e Shtetit, Siguria Politike, Shërbimi i sigurisë Aeronautike, Shërbimet e sigurisë Ushtarake.

Sipas televizionit sirian, në njërin sulm, autobomba e drejtuar nga një kamikaz është përplasur në hyrjen e ndërtesës së Sigurisë së Shtetit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, por numri i tyre nuk është bërë ende i ditur.

Ndryshe nga vendet fqinje si Iraku dhe Libani, në Siri atentatet me karakter eksploziv janë të rralla. Sulmi i dyfishtë i mëngjesit të sotëm vjen pak orë para mbërritjes në Damask të ekipit të Observatorit të Ligës Arabe, i cili është i ngarkuar të përgatisë terrenin për operacionin që nis në fund të dhjetorit.

Prej 10 muajsh, regjimi në Siri është tronditur nga protesta të përgjakura. Në disa zona, dhuna ushtarake dhe policore ka bërë të krijohen grupe rezistence, të përbëra nga ushtarë dezertorë dhe civilë, ndërsa regjimi i presidentit Asad ia atribuon terroristëve dhe ekstremistëve islamikë dhunën e nisur që prej marsit të këtij viti.

Ndërkohë, në protestat e sotme janë të paktën 4 civilë të vrarë nga forcat e regjimit në lagjen Bab Amro, çka e çon në 41 numrin e viktimave në 24 orët e fundit.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 61 here.
Parlamenti i Ukraines kthehet ne arene boksi (VIDEO)Deputeti i gjakosur Një deputet ukrainas është lënë i gjakosur shtrirë për tokë pas një sherri masiv në parlament. Dhuna nisi pasi një ligj i miratuar lejon përdorimin e gjuhës ruse në gjykatë, spital dhe institucionet e tjera në zonat ku ka banorë rusisht folës. I plagosuri, deputeti opozitar, Mykola Petruk, u dërgua në spital pasi mori të cacra në kokë. Parlamenti i Ukrainës është kthyer shpesh në arenë boksi. Në prill të vitit 2010 pas një sherri gjashtë...Lexo te gjithe artikullin »


» Fransua Holland per vizite ne Afganistan
» Jemen, vriten 35 anetare te Al Kaedes
» “Parate e droges shkojne per partite ne Shqiperi”
» BE-ja e bashkuar per te mbajtur Greqine ne eurozone
» Amnesty Internacional Koha per te vene njerezit para korporatave
» Mitt Romni Do te ul papunesine ne 6 perqind
» Raporti, romet ne Europe diskriminohen
» Kazakistan, vdesin 60 foshnja, hetohet materniteti
» Lavrov Konflikti sirian mund te preke edhe Libanin
» Doktori qe ndihmoi CIA-n per gjetjen e Bin Ladenit, denohet me 33 vjet burg

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit