Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Super leku! Euro vijon zbritjen, arrin ne 138.07 leke

Publikuar me : 04.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Monedha jonë kombëtare po vlerësohet ndjeshëm në raport me euron duke u ngjitur brenda 48 orëve në kuota të pa arritura ndonjëherë gjatë këtij viti. Treguesit e fundit nga Banka e Shqipërisë edhe agjencitë ndërkombëtare mbi kursin e këmbimit të lekun me monedhat e tjera kryesore, si euro, dollari apo paundi britanik, paraqesin një forcim të dukshëm të monedhës sonë kombëtare kundrejt të gjitha këtyre. Në tabelat e Agjencive të Këmbimit Valutor si dhe të bankave, euro ka pësuar një ulje drastike për më pak se një javë duke u këmbyer sëfundmi me më pak se 138.20 lekë. Banka e Shqipërisë ndërkohë raportoi të premten se një euro këmbehej mesatarisht me 138.25 lekë.

Në mesin e javës, euro këmbehej me të paktën 139.47 lekë, pas një ulje që pësoi gjatë ditëve të festave. Ndërkohë, përgjatë të enjtes dhe të premtes, euro pësoi një zhvlerësim të menjëhershëm me të paktën 1.49 pikë duke u këmbyer të fund të javës me 138.25 lekë sipas treguesve mesatar të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që në Agjenci Këmbimi Valutor të caktuara shifrat ishin edhe më të ulta. Agjencia Ndërkombëtare, “Forex Pros” e mbylli ditën e premte kursin e këmbimit të euros me lekun në nivelin e 138.07 lekëve, më e ulta e arritur ndonjëherë gjatë këtij viti.

Një situatë e tillë por favorizon disi ata që kanë kredi në euro pasi tani mund t’a blejnë me çmime më të lira që nga janari i këtij viti, periudhë prej të cilës euro nuk zbret në më pak se 139 lekë. Nga ana tjetër, zhvlerësimi i euros u ka zvogëluar përfitimet atyre që kanë pasur në dorë euro me synimin për t’i kthyer në lekë. Në këtë pikë, më të prekurit janë familjet që mbahen me dërgesat e emigrantëve, të cilët për çdo 100 euro, tani marrin 340 lekë më pak nga sa mund të merrnin në fillim të muajit nëntor.

Edhe monedha amerikane ndërkohë u zhvlerësua gjatë dy ditëve të fundit të javës. Dollari amerikan humbi një pikë vetëm gjatë dy ditëve. Të enjten, një dollar këmbehej me 103.32 lekë, ndërsa të premten u ul në 102.57 lekë.

Problemet e mëdha me borxhet që kanë disa vende të eurozonës por edhe diskutimet për një riorganizimi të Bashkimit Evropian duket të jenë shkaqet kryesore të dobësimit të monedhës evropiane në një periudha kaq të shkurtër në raport me të gjitha monedhat kryesore. Përballë zhvillimeve të tilla, qytetarët kanë qenë të prirur për të hequr nga duart ato euro që kishin duke i kthyer në lekë. Kjo është periudha kur leku ka qenë më i fortë se kurrë gjatë këtij viti.

Norma e interesit, favorizohen kreditë në lekë

Kredimarrja për të investuar në pasuri të paluajtshme përbën pjesë më të madhe të portofolit të kredisë së sistemit bankar në Shqipëri, duke e bërë këtë sektor një ndër më të financuarit në vend. Për disa vite me radhë, kryesisht 2003-2005, sektori i ndërtimit njohu rritjen më të madhe i stimuluar me kredi edhe nga bankat. Vendimi më i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit për lekun me 0.25 për qind pritet të pasqyrohet disi edhe në uljen e interesave për kreditë në lekë nga bankat tregtare. Një vendim, i cili ka si qëllim kryesor rritjen e financimit të ekonomisë, përfshirë edhe sektorin e ndërtimit.

Krahas kredisë, qytetarët gjejnë forma të tjera financimi për të blerë një apartament. Një sondazh i publikuar pak ditë më parë nga Banka e Shqipërisë nxori në pah faktin që familjet shqiptare në mjaft raste marrin borxh tek njeri-tjetër kur kanë për të investuar në pasuri të paluajtshme. “Ndërsa, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe përdorimi i burimeve alternative të financimit ndikuan negativisht kërkesën për kredi të individëve. Pritjet e ekspertëve të bankave për kërkesën për kredi të individëve janë pozitive për tremujorin e katërt të vitit 2011”, – thekson raporti i BSH-së. Sipas sondazhit, rreth 41.6 për qind e borxhit të marrë nga familjet është përdorur për të blerë shtëpi apo për të investuar në pasuri të tjera të paluajtshme.

 

 

 

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 56 here.
Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Lvovsky Kriza ka rritur borxhin publik
» Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise
» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit