Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Superkupa, nis hetimi per 4 tifoze te Korces

Publikuar me : 19.08.2011 Ne : Sport - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

(E përditësuar)- Policia e Korçës njoftoi se ka nisur procedimin penal për 4 persona, të cilët shkaktuan trazira gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Tirana. Do të ndiqen penalisht shtetasit Theodhoraq Cipi 33 vjeç, Sonil Jovan 29 vjeç, Nandi Firaj 39 vjeç dhe Elvis Lera 28 vjeç, të gjithë banorë të Korçës. Në njoftimin zyrtar për shtyp policia deklaron se gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Tirana, këta shtetas kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Sipas policisë këta persona kanë hedhur sende të forta si bidona plastik, gurë dhe fishekzjarrë ndaj tifozëve të Tiranës. Njëkohësisht nga ana e policisë po punohet edhe për identifikimin dhe shoqërimin e disa personave të tjerë, të cilët para fillimit të kësaj ndeshjeje kanë shkaktuar probleme dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

 

***

Sherr mes tifozëve në Korçë, Tirana merr Superkupën

Filloi e paorganizuar dhe u mbyll po e tillë. Ndeshja e Superkupës Skënderbeu – Tirana ishte një kaos i plotë që përfundoi pak para mesnate. Loja pritej të fillonte në orën 20:00 në stadiumin e Korçës e megjithatë nuk ndodhi. Shkak ishte fakti që përkundër rregullave, ishte vendosur që të dyja tifozeritë të futeshin nga e njëjta portë dhe të ndaheshin nga njëra-tjetra vetëm me një kordon policësh.

Një gjë e tillë ka shkaktuar probleme pasi dy tifozeritë u përplasën me njëra-tjetrën. Si rrjedhojë policia e Korçës vendosi që të mos lejojë tifozët e Tiranës të ndjekë ndeshjen, por skuadra kryeqytetase nuk pranoi të luajë për këtë shkak. Ndeshja mundi të nisë vetëm 1 orë më pas me marrëveshjen që tifozët të rrinin pas portës. Por në minutën e tetë të lojës fusha u mbush me tymuese.

Pati edhe tifozë korçarë që hynë në fushë duke tentuar të qëllojnë futbollistët e Tiranës me gurë. U deshën mbi 20 minuta që të rikthehej qetësia në fushë, ndërkohë që policia e mbajti tifozerinë e Tiranës në një distancë prej 500 metrash larg stadiumit për të bërë të mundur shmangien e përleshjeve.

Megjithatë, mësohet se ka pasur të lënduar, të cilët përfunduan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërhyrja e dy presidentëve të skuadrave nuk qe shumë e dobishme për shkak edhe të acarimit nga mungesa e organizimit, që FSHF-ja ia kishte lënë në dorë skuadrës vendase. Shefi i klubit bardheblu, Rauf Dimraj, pas ndeshjes tha se pavarësisht fitores me golin e Bekim Balës në minutën e 63-të, ndiheshin të fyer. Kjo është Superkupa e 9-të për skuadrën e Tiranës. A.Gj.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhull

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 38 here.
Salihi, i padeshiruari qe u kthye ne idhullEdmond Sufaj Lojtari i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është kthyer në një idhull tek skuadra e tij DC Junajtid në kampionatin amerikan. Kanë mjaftuar katër gola në pesë ndeshjet e tij të fundit me skuadrën, që Salihi, nga një i padëshiruar të kthehet në idhullin e kësaj skuadre. Kalimi i tij nga Rapidi i Vjenës tek skuadra e Uashingtonit u konsiderua blerja më e rëndësishme e kësaj skuadre. Por fillimi i tij nuk ishte i suksesshëm, pasi ambientimin me futbollin...Lexo te gjithe artikullin »


» Blater Percaktuesi i fituesit me penallti tragjedi, nevojitet zgjidhje alternative
» Qerimaj me doping Produktin e bleva ne supermarket
» Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore
» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit