Publikuar me : 03.07.2011 Ne :
Rajoni - 105 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Abhisit Vejjajiva, kryeministri i Tailandës
Kryeministri tailandez, Abhisit Vejjajiva, ka pranuar humbjen dhe i ka uruar fitoren drejtueses së opozitës ,Yingluck Shinawatra, e cila do të jetë kryeministrja e parë grua në historinë e vendit. Me 82 për qind të votave, partia Puea Thai, e cila drejtohet nga Yingluck, merr 254 vende në Parlament, ndërsa demkratëve të Abhisit i mbeten 168 vende.
Pa u mbyllur ende kutitë e votimit, exit pollet flisnin për fitoren e sigurtë të opozitës dhe kandidates së saj, Yingluck Shinawatra, motra e ish-kryeministrit Thaksin.
Për shpalljen e rezultateve të para zyrtare të zgjedhjeve u deshën vetëm pak orë.