Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Takimi i dyte PS-PD, asgje te re nga negociatat

Publikuar me : 27.12.2010 Ne : Politike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Negociatoret e dy partive jane takuar serish dje ku dhe kane shkembyer dokumentet, por pa arritur rezultat. Zgjidhja do te lihet per mengjesin e se henes


TIRANE - Vendimi per zgjidhjen apo jo te krizes politike permes ngritjes se komisionit hetimor do te lihet per ne momentet e fundit, vetem pak minuta para fillimit te seances plenare. Kur te gjithe syte ishin te fokusuar nga festimet e Krishtlindjeve, negociatoret e Partise Demokratike dhe asaj Socialiste shqyrtuan dje mundesine per arritjen e marreveshjes, e cila do ti jape fund krizes politike qe ka perfshire vendin.


Por, asnje nga forcat politike nuk u terhoq nga qendrimi i saj per piken kater te projektvendimit qe lidhet me materialet zgjedhore. Te kontaktuar nga Shekulli, negociatoret e te dy kampeve pohuan se nuk kane mundur qe te arrijne nje marreveshje as diten e sotme. Asgje e re. Jemi aty ku ishim me pare, - eshte pergjigjja e njejte qe kane dhene negociatoret.


Gjate bisedimeve, socialistet kerkuan qe KQZ te bashkepunoje teresisht me komisionin hetimor duke i vene atij ne dispozicion materialet zgjedhore ne cdo kohe qe ato do te kerkohen. Ndersa demokratet i qendrojne strikt idese se tyre te pare qe materialet zgjedhore duhet te dergohen per tu ruajtur ne Arkivin e Shtetit, ashtu sic e percakton, sipas tyre, neni 178 i Kodit Zgjedhor.
Burime nga mazhoranca konfirmojne se dy forcat politike kane zhvilluar dje takime dhe biseda, por pa mundur qe te arrijne te gjejne gjuhen e perbashket.


Ende PD dhe PS e interpretojne nenin 178 te Kodit Zgjedhor sipas pikepamjeve te tyre duke shtyre per te henen deri pak para fillimit te seances se fundit plenare per kete vit edhe zgjidhjen e krizes politike. Demokratet shprehen se jane te gatshem per bisedime me opoziten dhe presin ofertat e saj.


Pavaresisht negociatave intensive te ketyre dy diteve, si PS, ashtu edhe PD nuk terhiqen per materialet zgjedhore. Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore, te cilat ngarkohet KQZ ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen, vendin dhe menyren e percaktuar prej Komisionit Hetimor te Kuvendit, - thuhet ne projektvendimin e PS-se.


Por mazhoranca kerkon qe kjo pike te hiqet. Sipas tyre, KQZ, me hapjen e materialeve zgjedhore, ashtu sic e percakton edhe neni 178 pika 6, ti dergoje materialet ne Arkivin e Shtetit.


Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet, sipas ketij Kodi, KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se, - thuhet ne Kodin Zgjedhor.

SHENIMI

Dy forcat politike kane zhvilluar dje takime dhe biseda, por pa mundur qe te arrijne te gjejne gjuhen e perbashket. Ende PD dhe PS e interpretojne nenin 178 te Kodit Zgjedhor sipas pikepamjeve te tyre.


Negociatoret e te dy paleve kane rene dakord per bisedime te fundit mengjesin e se henes. Vendimi per zgjidhjen apo jo te krizes do te lihet per ne momentet e fundit, vetem pak minuta para fillimit te seances plenare.


Si PS, ashtu edhe PD jane shprehur se jane te gatshem per bisedime dhe presin ofertat e pales tjeter. Pavaresisht negociatave intensive te ketyre dy diteve, PS edhe PD nuk terhiqen per materialet zgjedhore.


Ndryshimet ne kerkesat e PS dhe PD

Kerkesat e Partise Demokratike dhe asaj Socialiste ndryshojne nga njera-tjetra vetem menyra e marrjes se materialeve. Socialistet kerkojne qe ti marrin materialet direkt nga KQZ qe konsiderohet si burimi i pare. Ne konceptin e tyre, kutite nuk duhet te jene hapur me pare, pasi ekziston mundesia e manipulimit te materialeve. Nga ana tjeter, fletet e votimit duhet te ruhen deri ne nje moment tjeter kur te jape perfundimet komisioni hetimor. Kjo pasi mund te jete i domosdoshem shqyrtimi i tyre nga ana organeve te drejtesise.


Demokratet kerkojne qe kutite te hapen dhe materialet zgjedhore te ndahen vec nga fletet e votimit dhe te dergohen ne Arkivin e Shtetit. Ne arkiv, materialet te perpunohen nga punonjesit dhe pasi te deklasifikohen te behen publike. Komisioni duhet ti dergoje kerkesen zyrtare arkives dhe me pas te prese pergjigjen e saj per materialet. Nga ana tjeter, fletet te digjen menjehere sapo te hapen kutite.


Negociatat mbajne pezull oren e seances


Ende Kuvendi nuk ka vendosur per oren se kur do te filloje seance plenare, e cila eshte caktuar per diten e hene. Edhe pse 23 dhjetori ishte percaktuar nga Konferenca e Kryetareve si dita e fundit, mosarritja e konsensusit per zgjidhjen e krizes shtyu daten e perfundimit te punimeve te Parlamentit per kete vit. Do te jene kater negociatoret, dy nga secila pale te cilet do te vendosin per fatin e ngritjes se Komisionit Hetimor brenda vitit 2010.


PRESIONI

KQZ Me 29 dhjetor vendoset djegia e fleteve

Ne nje kohe kur dy forcat politike jane duke negociuar nje menyre per zgjidhjen e krizes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka hyre ne mes si nje pale e trete duke kercenuar prishjen e cdo kompromisi te mundshem. KQZ ka njoftuar se me date 29 dhjetor do te mblidhet per te marre nje vendim per fletet e votimit dhe per materialet zgjedhore.


Sipas njoftimit te publikuar ne faqen zyrtare te ketij institucioni ne date 29.12.2010, diten e merkure, ora 11 00 zhvillohet mbledhja e KQZ-se per shqyrtimin e projektvendimit per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura per zgjedhjet e dates 28 qershor 2009.


Ne relacionin qe shoqeron projektvendimin e KQZ-se thuhet se eshte i domosdoshem fillimi i menjehershem i procesit te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 Qershor 2009. Ne procesin e punes perfshihet hapja e kutive te votimit, seleksionimi i bazes materiale, pastrimi nga etiketat dhe flete te ndryshme te ngjitura ne te gjitha kutite, si dhe larja e tyre. Madje, KQZ ka bere gati edhe sasine e karburantit qe do te perdoret per djegien e fleteve te votimit.


Nje tjeter fokus i punes se KQZ-se eshte edhe seleksionimin dhe evidentimin e materialeve qe mund te riperdoren si tamponet e vulave, vizore, stilolapsa, makine llogaritese, si dhe seleksionimin e vulave dhe asgjesimin i pjeses plastike nga tamponi, i cili mund te perdoret per prodhimin e vulave te reja ne procese te tjera zgjedhore.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Topi Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mire

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 64 here.
Topi  Presidenti te zgjidhet nga populli, do jete zgjedhja me e mirePresidenti Bamir Topi Zgjedhja me mirë e presidentit është vetëm nëse bëhet nga populli ka deklaruar presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus, ku ka folur rreth zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Presidenti Topi ka komentuar garën presidenciale, në nisje të negociatave dhe ka thënë se kandidatura mund të jetë nga PD, por duhet të votohet nga PS “Presidenti mund të jetë nga PD, por nëse siguron më shumë se 71 vota, atëherë merr kuptimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Patozi leter Rucit Te fillojme negociatat per presidentin
» Spahiu Presidentin duhet ta duan ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral
» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit