Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Taksat e reja penalizojne makinat e targuara

Publikuar me : 08.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 196 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

TIRANË- Ta blesh makinën është e lehtë, por problem është ta mbash atë. Kjo është logjika që do të shoqërojë shqiptarët në lidhje me makinat pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri të taksave. Drafti i qeverisë favorizon të mënyrë të dukshme makinat e reja dhe stimulon blerjen e tyre, por lehtësitë e ligjit shkojnë deri tek blerja dhe tek pagesat e taksave, pasi paratë e “kursyera” nga heqja e doganës do të paguhen në shuma edhe më të mëdha me kalimin e kohës, nëpërmjet taksave të karburanteve. Akoma edhe më të penalizuara janë makinat e targuara. Kjo, për shkak se ata nuk përfitojnë nga heqja e doganës, por karburantin nga ana tjetër do ta blejnë më shtrenjtë për shkak të ligjit të ri.

Gazeta ka krahasuar koston vjetore të mbajtjes së një makine sipas ligjit të vjetër dhe atij të ri. Në kosto janë përfshirë taksat vjetore dhe harxhimi për karburantin duke marrë një mesatare prej 100 litrash në muaj. Në fund del që për të njëjtën makine, por sipas dy formave të ndryshme të taksimit, kostoja që duhet të paguajë pronari i saj është më e lartë sipas ligjit të ri. Si referencë është marrë taksa e vitit 2012, për shkak se ligji pritet të hyjë në fuqi vetëm në shtator të këtij viti.

Në pamje të parë, ligji favorizon blerjen e një makine, pasi taksat vjetore janë mëse të përballueshme, por e shtrirë në kohë, kostoja që duhet paguar për mbajtjen të njëjtës makinë sipas ligjit të ri, është më e lartë se sa ajo që parashikohet në ligjin aktual. Diferencën në këtë rast e bën taksa e re 5 lekë për litër mbi karburantet, e cila që prej 1 janarit 2012 do të bëhet 7 lekë për litër.

Nisur nga kjo, pronari i një automjeti të prodhuar në vitin 2 000 për shembull do të paguajë vërtetë më pak taksa krahasuar me atë ç’ka paguan tani, por e përllogaritur në fund të vitit, kostoja vjetore e mbajtjes së asaj makine do të jetë më e lartë. Ky është edhe qëllimi i ligjit, i cili është hartuar me logjikën: Paguan më shumë ai që harxhon më shumë karburant dhe rrjedhimisht ndot më shumë ambientin.





 

75 perqind më shumë se 10 vjet vjetërsi

25 perqind më pak se 10 vjet vjetërsi

Ligji i ri synon të ulë nivelin e ndotjes në ambient nisur edhe nga fakti që pjesa më e madhe e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë janë më të vjetra se 10 vjet. Vetë fakti që janë të vjetra i penalizon këto makina përballë koeficienteve fiks të moshës sipas draftit të Ministrisë së Financave

 

70 perqind

e mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare janë autovetura kurse pjesa tjetër, autobusa, motomjete, kamionë, etj.



Shembull 1



Ligji aktual

 

Makinë me cilindratë 2 500 kubik, naftë, prodhim i vitit 1992

Taksë regjistrimi                   2 400 lekë

Taksë qarkullimi                   10 000 lekë

 

Kosto mesatare mujore karburanti:

100 litra naftë X 166 lekë = 16 600 lekë në muaj

Kosto vjetore e karburantit:

16 600 lekë X 12 muaj = 199 200 lekë në vit

 

Kosto totale vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit aktual:

199 200 lekë, kosto karburanti + 12 400 lekë, taksa = 211 600 lekë

 

Ligji i ri

Taksë regjistrimi                  0

Taksë qarkullimi                   0

Taksë vjetore

(Cilindratë 2 500 X 25, koeficienti i karburantit X 0.60 koeficient fiks për vjetërsi 19 vjet) = 37 500 lekë

 

Kosto mesatare mujore karburanti:

100 litra naftë X (166 lekë/lt + 7 lekë/lt taksë e re, nga 1 janari 2012) = 17 300 lekë në muaj

Kosto vjetore karburanti

17 300 X 12 muaj= 207 600 lekë në vit

 

Kosto vjetore e mbajtjes së kësaj makine sipas ligjit të ri

Kosto karburanti, 207 600 lekë + Taksa vjetore, 37 500 lekë = 245 100 lekë

 

 

Diferenca ligji i ri/ligji aktual

245 100 lekë –211 600= 33 500 lekë në vit

 

Kjo është shtesa që duhet të paguajnë aktualisht pronarët e një makine të tillë vetëm për shkak të ndryshimit të ligjit. Diferenca rritet nëse konsumohet më shumë karburant







Shembull 2

Ligji aktual

 

Makinë me cilindratë 2 000 kubik, naftë, prodhim i vitit 2005

Taksë regjistrimi                   2 400 lekë

Taksë qarkullimi                   10 000 lekë

Kosto mesatare mujore karburanti:

100 litra naftë X 166 lekë = 16 600 lekë në muaj

Kosto mesatare vjetore e karburantit:

16 600 lekë X 12 muaj = 199 200 lekë në vit

 

Kosto totale vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit aktual:

199 200 lekë, kosto karburanti + 12 400 lekë, taksa = 211 600 lekë

 

 

Ligji i ri

Makinë, cilindratë 2 000 kubik, naftë, prodhim i vitit 2005

Taksë regjistrimi   0

Taksë qarkullimi                   0

Taksë vjetore

(Cilindratë 2 000 X 25, koeficient karburanti X 0.20 koeficient fiks për 6 vjet vjetërsi) = 10 000 lekë në vit

Kosto mesatare mujore karburanti:

100 litra naftë X (166 lekë/lt + 7 lekë/lt taksë qarkullimi, nga 1 janari 2012) = 17 300 lekë

Kosto mesatare vjetore e karburantit

17 300 lekë X 12 muaj = 207 600 lekë

 

Kosto vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit të ri

207 600 lekë, kosto karburanti +10 000 lekë, taksa = 217 600 lekë

 

Diferenca ligji i ri/ligji aktual

217 600 lekë – 211 600 lekë = 6 000 lekë në vit

 

Kjo është shtesa që duhet të paguajnë aktualisht pronarët e një makine të tillë vetëm për shkak të ndryshimit të ligjit.

 

 

Shembull 3

Ligji aktual

 

Makinë me cilindratë 1 400 kubik, benzinë, prodhim i vitit 2 000

Taksë rregjistrimi                  2 400 lekë

Taksë qarkullimi                   7 000 lekë

Kosto mesatare mujore karburanti:

100 litra benzinë X 168 lekë = 16 800 lekë në muaj

Kosto vjetore e karburantit:

16 800 lekë X 12 muaj = 201 600 lekë në vit

 

Kosto totale vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit aktual:

201 600 lekë, kosto karburanti + 9 400 lekë, taksa = 211 000 lekë

 

 

Ligji i ri

Taksë regjistrimi   0

Taksë qarkullimi                   0

Taksë vjetore

(Cilindratë 1 400 X 20, koeficienti i benzinës X 0.28 koeficient fiks për vjetërsi 11 vjet) = 7 840 lekë

 

Kosto mesatare mujore karburanti:

100 litra naftë X (168 lekë/lt + 7 lekë/lt taksë e re, nga 1 janari 2012) = 17 500 lekë në muaj

Kosto vjetore karburanti

17 500 X 12 muaj= 210 000 lekë në vit

 

Kosto vjetore e mbajtjes së kësaj makine sipas ligjit të ri

Kosto karburanti, 210 000 lekë + Taksa vjetore, 7 840 lekë = 217 840 lekë

 

 

Diferenca ligji i ri/ligji aktual

217 840 lekë –211 000= 6 840 lekë në vit

 

 

Emirjon Senja

 

 

 

 

 

 

Komente
nga : Laurent
Koment publikuar ne daten 13.07.2011
o Emirjon na jep te lutem dhe koeficentet fiks per vjetersine sipas viteve. Kjo vjetersi eshte njelloj si per nafte dhe benzinen? apo...?

Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Durres, Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit