Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Rajoni - 75 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Talebanët afganë kanë konfirmuar se vrasja e katër ushtarëve francezë dje është kryer nga një ushtar afgan për llogari të tyre.
Talebanët theksojnë se vrasja e katër ushtarëve francezë është kryer për ta shtyrë Francën të tërhiqet nga misioni i NATO-s në Afganistan.
“Emirati islamik i Afganistanit (kështu janë vetëquajtur talebanët) kanë rekrutuar njerëz në pozicione të rëndësishme. Disa prej tyre e kanë përmbushur tashmë misionin e tyre”, është shprehur për Reuters zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.