Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tarifa e pastrimit, bashke me faturat e ujit

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Të gjithë konsumatorët që kanë marrë tashmë në shtëpitë e tyre faturat e ujit të pijshëm për muajin janar, kanë vërejtur edhe një zë shtesë, tarifën vjetore të pastrimit. Tashmë ajo do të paguhet bashkë me ujin e përpjesëtuar në 12 muaj. Tarifa e pastrimit varion sipas bashkive. Për Tiranën përshembull është 5 mijë lekë në vit për familjet, ndërsa vijon në varësi të aktivitetit për bizneset. E njëjta gjë ka ndodhur edhe bashkitë e tjera. Këshillat bashkiakë kanë vendosur në fund të vitit të shkuar që tarifën vjetore të pastrimit ta vjelin bashkë me ujin e pijshëm.

Në Elbasan tarifa e pastrimit (200 lekë në muaj) u ka shkuar qytetarëve bashkë me faturën e ujit të pijshëm, kurse në Lushnje familjet kanë marrë nga një lajmërim nga bashkia se “me vendim të Këshillit Bashkiak, datë 26.12.2011, taksa e pastrimit me vlerë 150 lekë në muaj do të paguhet bashkë me faturën e ujit të pijshëm”.

Vendimi për vjeljen e tarifës së pastrimit njëkohësisht me faturat e ujit është miratuar edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës gjatë shqyrtimit të buxhetit të këtij viti për Bashkinë e Tiranës. Çdo kryeqytetas ka marrë tashmë në shtëpinë e tij faturën e ujit, ku në fund shënon, Tarifa e Pastrimit: 420 lekë.

Direktiva u ka shkuar bashkive për të aplikuar një metodë të tillë nga ekzekutivi. Vendimi duket se ka ardhur pas performancës së keqe te pushtetit lokal në mbledhjen e taksave dhe tarifave. Tani ajo do të paguhet muaj për muaj, ndërsa më parë vilej në fillim të vitit. Krahas kësaj, duket se arsyeja kryesore e një vendimi të tillë ka qenë dalja nga qarkullimi e certifikatave.

Bashkitë kanë ndjekur një praktikë ndryshe deri më tani, ku nuk lejonte lëshimin e certifikatave për ata që nuk paguanin taksën e pastrimit. Por dalja nga qarkullimi masiv e tyre duke u zëvendësuar me kartat e identitetit e nxori jashtë lojë këtë formë. Tashmë pagesa e taksës nuk do të jetë më detyrim për të marrë certifikatë në minibashki edhe pse përdorimi i tyre është tepër i kufizuar.

E njëjta praktikë e vjeljes muaj për muaj ndiqet edhe me taksën e Televizionit Publik. Nga viti i kaluar, kjo taksë prej 1 200 lekë në vit vilet çdo muaj me nga 100 lekë bashkë më faturën e energjisë elektrike. Taksa e Televizionit Publik u dyfishua në fillim të vitit të shkuar duke kaluar nga 600 lekë në 1 200 lekë në vit. Taksa që vilet nga qytetarët përbën rreth 35 për qind të të ardhurave vjetore të Radiotelevizionit Publik.

 

 

Çmimi i ujit u rrit për 16 ndërmarrje

Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesa e shumë ujësjellësve në të gjithë vendin për rritjen e tarifave të ujit. Rritja tashmë është konfirmuar në disa bashki. Në javët e fundit të vitit 2011, shkuan plot 16 kërkesa pranë Entit Rregullator të Ujit nga ndërmarrjet e ujësjellësit për rritje çmimi.

Në Tiranë përshembull, çmimi pësoi një rritje mesatare me 36 për qind. Të gjitha faturat e janarit që kanë shkuar tashmë në shtëpitë e konsumatorëve janë përllogaritur me një çmim 45 lekë/metër kub kundrejt 33 lekë/metër kub që ishte deri në fund të vitit 2011. Entet buxhetore paguajnë 120 lekë/metër kub kundrejt 110 lekëve që paguanin.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Durres, Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit