Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tartari Marreveshja me Tan Lepurin, shkak njohja me Ramen

Publikuar me : 15.09.2010 Ne : Kronike - 117 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

DESHMIA/ Bashkejetuesi i deputetes Vokshi ka deklaruar se Avllajt iu dha 20perqind e aksioneve me mendimin se do te kishin lehtesira ne bashki per shkak te njohjes qe ai kishte me kryebashkiakun


TIRANE- Arian Tartari pranoi para hetuesve se Tan Lepurin e ka perfshire ne aksione me 20perqind te investimit vetem per faktin e njohjes se tij me kryebashkiakun Edi Rama dhe lehtesirave qe ai mund te perfitonte nga kjo njohje.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, te cilet sqaruan se ne asnje rast deklaruesi Tartari nuk ka pranuar direkt se i ka dhene 20perqind te aksioneve Dritan Avllajt per shkak se ky i fundit e ka detyruar.


Ne aksioneret, duke pare se si funksionon ne Shqiperi, kemi marre nje vendim pragmatist per tia dhuruar 20perqind te aksioneve shtetasit Dritan Avllajt i njohur si Tan Lepuri per shkak te njohjeve qe ai ka me kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama.


Si pasoje e kesaj njohjeje, menduam dhe vendosem ta perfshijme per shkak se do kishim lehtesira ne studimin e zones dhe marrjen e lejes se ndertimit nga Bashkia e Tiranes, per shkak te kesaj njohjeje,- tha Tartari para dy prokuroreve te ceshtjes, me cilesine e deklaruesit.


Ne asnje rast konfirmuan burimet e prokurorise, Tartari nuk ka pranuar se ka qene i detyruar nga persona te trete apo nga vete Avllaj per perfshirjen e tij si aksioner ne shoqerine Vizion Construction.


Kjo e fundit do te ndertonte ne marreveshje me pronaret e tokes nje kompleks banimi dhe sherbimi tek Liqeni Artificial.


Gjithashtu, u konfirmua se ne ditet ne vazhdim, njesia e Task-Forces pas studimit, krahasimit dhe analizimit te deshmive te dhena nga Dritan Avllaj, Rrahman Selmanllari dhe Arian Tartari do te beje ballafaqimin e deshmive te tyre dhe vete ata me njeri-tjetrin ne ambientet e institucionit te akuzes


Ne ditet ne vazhdim, pas studimit te deklarimeve te te gjithe te pyeturve me cilesine e deklaruesve, do te behet ballafaqimi fizik i tyre dhe deshmive te dhena ne prokurori. Ky ballafaqim do te ndihmoje ne identifikimin e personit (ideatorit) te bashkimit te ketyre biznesmeneve ne nje kontrate te vetme bashkepunimi, thuhet nga prokuroria.


Mesohet gjithashtu se prokuroret e ceshtjes Ardian Braho dhe Valentin Preci, nen drejtimin e drejtuesit te Task-Forces prokurorit Dritan Rreshka, kane derguar ne adrese te familjes Sharra njeherazi edhe pronaret e tokes ku do te behej ndertimi i kompleksit te banimit dhe sherbimeve ne nje siperfaqe prej mbi 17 mije metrash katrore.


Prej pronareve te tokes, sipas prokurorise, do te mesohet se cilet ishin personat e pare te kontaktit qe i kerkuan atyre truallin per ndertimin e kompleksit te banimit dhe cila ishte marreveshja mes tyre dhe investitoreve te ndertimit.


Njesia e Task-Forces ne prokurorine e kryeqytetit qe ne fund te muajit gusht ka filluar procedimin penal per akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike dhe shperdorim te detyres, pas deklarimeve ne media te deputetes Albana Vokshi, e cila akuzoi direkt kreun e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, per favorizim te ndertuesve te cilet luajne rolin e sekserit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 31 here.
Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucionPolicia e Tiranës, foto arkiv Një adoleshente është zhdukur në mënyrë të mistershme, pasi ka shkur në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Babai i saj e ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij. Beqir Visha nga Zall Bastari tregon se që prej të mërkurës pasdite vajza, 17-vjeçare nuk është kthyer në shtëpi dhe ai mendon se është rrëmbyer. Visha tregon dyshimet se vajzën e tij mund ta kenë rrëmbyer për ta dërguar më pas jashtë për...Lexo te gjithe artikullin »


» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit