Prokuroria po heton kontrabanden e naftes gjate viteve 2007-2009. Sot pritet deshmia e ish-ministrit Dritan Prifti
TIRANE- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit, nis hetimet me verifikimin e dokumentacioneve te eksporteve te mbetjes se naftes Virgin nga Shqiperia drejt Italise per gjate viteve 2007-2009, kohe per te cilen ish-ministri Dritan Prifti akuzon zv/drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj.
Ky i fundit, i njohur edhe si ish-shoqeruesi kryesor i kryeministrit Sali Berisha, eshte akuzuar nga ministri si i perfshire ne kontrabanden e naftes.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes, qe sipas tyre, regjistrimin e procedimit penal me nr.4155, eshte bere pa emer por me akuza konkrete, ate te shperdorimit te detyres dhe kontrabandes se hidrokarbureve.
Sipas ketyre burimeve, mesohet se dyshimet e prokurorise, jane perqendruar ne periudhen 2007 - 09, kohe kur, sipas akuzave te deputetit Prifti, zv/drejtori Kulcaj urdheronte me telefon vartesit e tij per ti lejuar botet e mbushura me Virgin te shperndaheshin neper pika karburanti brenda territorit shqiptar.
Kompania Albpetrol kryen nxjerrjen e naftes bruto nga vendburimet dhe me pas e dergon ate ne rafinerite e kompanise Armo.
Kjo kompani, perpunonte me teknologjine qe ka ne dispozicion naften e nxjerre nga vendburimet dhe nga perpunimi nxirrte nje perqindje te caktuar nafte D2 qe perdoret per mjete bujqesore. Ndersa nje perqindje te caktuar nga ky perpunim, kthehej ne mbetje Virgin (llumi i mbetur nga perpunimi), qe sipas rregullit, keto mbetje te ngarkuara ne bote transportohen per ne portin e Vlores dhe me pas dergohej ne rafinerite italiane apo gjermane per perpunim-thuhet nga burimet e prokurorise.
Por, ketu qendron edhe dyshimi i ngritur ne hetimet e Task-Forces, ku sipas tyre, botet qe ngarkoheshin per eksport nga rafinerite e Armo-se ne Fier, niseshin drejt portit te Vlores. Ne destinacionin e caktuar, sipas akuzes, ka pasur raste qe nga 10 botet e nisur nga rafineria e Armo-s vetem nje ka mberritur ne port, te tjeret jane shkarkuar ne pika te ndryshme te karburanteve ne vend.
Neper keto pika, perziheshin dy njesi nafte e rregullt D2 dhe nje njesi nafte e cilesise se keqe (Virgin) dhe me pas shitej si nafte e mire. Nderkohe, nga ana tjeter, dokumentacioni perpilohej, ne menyre fiktive, sikur keto mjete jane derguar ne Itali dhe Gjermani per perpunim per llogari te Armo-s.
Gjithashtu, burimet e prokurorise, saktesuan se ne ditet ne vazhdim, konkretisht sot ne ora 13 00 pritet te paraqitet deputeti Dritan Prifti ne prokurori, ku do te jape shpjegime te hollesishme dhe prova, nese disponon, ndaj zv/drejtorit te Policise z.Agron Kulicaj, per akuzat publike ndaj tij.
Pervec ketij veprimi hetimor, mesohet se prokuroria do te kerkoje dhe te sekuestroje dokumentacionet hyrese dhe dalese te kompanise Armo, daljet e kompanise Albpetrol si dhe nga doganat e tatimet te gjitha procedurat e kryera gjate periudhes 2 vjecare, 2007-09. Sipas prokurorise, me mbledhjen e te gjithe ketyre dokumentacioneve dhe pas analizimit te tyre do te vendoset thirrja e zv/drejtorit Kulicaj me cilesine e deklaruesit per tu marre ne pyetje per akuzat publike te deputetit Prifti.
Gjithashtu, burimet e akuzes, konfirmuan se do te thirren edhe ata drejtues policie apo efektive te ndryshem, qe sipas Priftit, jane kercenuar me telefon nga zv/drejtori Kulicaj qe te lironin botet e kompanise Armo te shperndanin neper Shqiperi mbetje te naftes (virgin), e cila me pas shitej ne treg si nafte e cilesise se mire.