TIRANE- Deputeti I PS-se ne Gjirokaster, Vangjel Tavo, larguar pak kohe me pare nga grupi parlamentar socialist ka sqaruar sot arsyet e largimit. Gjate nje takimi me miqte dhe perkrahesit e tij ai ka sqaruar arsyet qe e cuan ne largimin nga grupi i PS-se dhe ka kerkuar pergjigje nga qendra per kerkesat e tij.
Pjese nga fjala e Tavos ne takim
Dua te sqaroj arsyet qe me detyruan te marr kete vendim i ndermarre me dhembje dhe i detyruar nga situate e krijuar brenda forces sone politike dhe aspak si nje levizje e diktuar nga njerez jashte partise. Kate te beje vetem me gjendjen ne PS-sen e GJirokastres qe para zgjehdjeve qershor 2009 e qe pas tyre u perkeqesua. Kjo salle eshte shtepia jone ku une jam rritur dhe nuk ka burre nene te me largoje sado perpiqen te thone qe jam larguar per interesa po ju them qe jam perpara tyre ne kete parti dhe do jem edhe pas tyre. Para fushates se zgjedhjeve te 2009, para caktimit te emrave ka pasur njerez qe edhe pse e dinin qe pozicioni i tyre ne parti kishte kaluar cdo cak u perpoqen ti vene kushte qendres te mos isha me kandidat.
Te numerimi i votave dua tu informoj se votat tona ne Pallatin e Spoortit nuk u numeruan nga socialistet e vertete te vendosur prej nesh, por u nderruan nga seksere te vizave te Ministrit te Punes.
Ne Gjirokaster nuk na jane vjedhur votat, por i kemi falur dhe shitur ne kembim te faljes se mekateve qe x apo y kane bere ne Gjirokaster. Me pas keta njerez u perpoqen te hidhnin balte dhe te akuzonin Tavon per shitje votash.
Tavo ka theksuar se pas zgjedheve ka kerkuar nga Rama dhe Ruci te nderhyej per ndryshimin e situates, por ka marre pergjigje negative.
Tavo pret pergjigje per kerkesat e tij nga PS-ja deri me 29 tetor dhe nese nuk plotesohen kushtet e vendosura une do vazhdoj te jem socialist, por asnjehere nuk do te votoj sipas deshires sipas x apo y ne parlament po ne mbrojtje te interesave te elektoratit qe me ka votuar.