Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Te arrestuarit do kontrollohen me “byzylyk” me GPS

Publikuar me : 03.11.2011 Ne : Kronike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

TIRANË- Një projekt pilot që do të nisë zbatimin në kryeqytet do ti japë më shumë liri, por edhe përgjegjësi të arrestuarve që janë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Atyre do u vendosët një “byzylyk” në dorë ose në këmbë dhe përmes tij do të kontrollohen të gjitha lëvizjet. Ky është një projektligj që ka marrë në parim miratimin e qeverisë dhe më pas do të kalohet në parlament.

Sipas këshilltarit të Ministrit të Drejtësisë për Hartimin e Legjislacionit, Ardit Hysa, nëse miratohet ligji për mbikëqyrjen elektronike për të dënuarit alternativ, do të rritet jo vetëm siguria në komunitet, por do të shkurtohen edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe do të rritet zbatueshmëria e vendimeve të Gjykatave. “Kategoritë që përfitojnë janë personat që kanë masë sigurie të ndryshme nga arresti me burg, personat me dënime alternative që do t’u aplikohet ky sistem. Ajo që është me e rëndësishme, është që ne do të mundohemi që kjo lloj masë të aplikohet me shume tek të rinjtë, tek të miturit në konflikt me ligjin për arsye se shpesh herë trajtimi në sistemin penitenciar nuk është mënyra me e duhur për t’i edukuar këta njerëz. Do të ishte e mirë që këto persona të ishin të përfshirë në aktivitetet e tyre të përditshme sociale, të bashkëvepronin me moshatarët e tyre, të shkonin në shkollë etj. kjo do të thotë se nuk do të ketë traumë në jetën e tyre, e cila do të kishte më shumë dëme së benefite”-shprehet Hysa, duke shtuar se rrisku i largimit të tyre nga mbikëqyrja është zero.

Me të hyrë në fuqi ky ligj, sipas Hysës, do të nis zbatimi i saj tek 300 personat e parë në kryeqytet pasi edhe mbikëqyrja elektronike e tyre do të jetë më e lehtë në Tiranë, ku edhe sallat operative të policisë tashmë janë gati. Ky projektligj është diskutuar edhe me grupet e interesit ku morën pjesë përfaqësues të Gjykatës së Lartë, Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, OSBE-së, EURALIUS dhe Ambasada Britanike ku me konsulencën e tyre është bërë hartimi i këtyre neneve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, me të hyrë në fuqi ligji blerja e pajisjeve të GPS-it do të bëhet me tender të hapur ku financimi i këtij projekti do të bëhet nga buxheti i shtetit dhe një pjesë e saj nga OSBE-ja. “Nga studimi financiar i bërë tashmë nga OSBE-ja, ka rezultuar se për zbatimin e këtij projekti, si në blerjen e pajisjes GPS-së dhe instalimin e sallave operative të mbikëqyrjes elektronike për 300 personat e parë, kap shifrën e rreth 250 mijë eurove”,- thuhet nga të dhënat e OSBE-së.

Gjithashtu, në vazhdim të prononcimit të tij, këshilltari i Ministrit të Drejtësisë për Hartimin e Legjislacionit Ardit Hysa tha se kjo pajisjes do të jetë sa një orë dore që do të vendoset në këmbë ose dorë. “Është një pajisje e cila vendoset në trupin e personit. Ajo është sa një orë dore, është diçka që mund të mbahet lehtësisht ose në dorë ose në këmbë, në të cilën koordinatat që jep pajisja në çdo kohë do të veprojnë me një hartë e cila ka të gjithë sistemin administrativ të Shqipërisë. Kjo gjë ul kohën e aplikimit dhe e dyta është se ka një favor shumë të madh pasi punonjësit e sallës operative do të shikojnë nëpër ekrane vendndodhjen e pajisjes dhe në momentin që personi do të dalë jashtë zonës së lejuar. Kjo konstatohet menjëherë nga salla operative dhe harta e tregon që personi nuk ndodhet në zonën e lejuar po ndërkohë edhe operatori i sallës ka edhe vendndodhjen e makinës së policisë, pra, e di kush është patrulla më e afërt e policisë dhe e lajmëron për të shkuar dhe për të marrë të dënuarin me GPS. Pajisjet kane një lloj sistemi i cili ne zhargon quhet pajisje sistem anti-vandal dhe në momentin që tenton ta manipulosh ose dëmtosh pajisjen ajo sinjalizon menjëherë sallën”,- shprehet këshilltari Hysa, i cili është edhe ideatori dhe përpiluesi i këtij projektligji që tashmë pritet të miratohet në Parlament.

 

Si do funksionojë pajisja

Kjo mënyrë kontrolli aplikohet gjerësisht në shumë vende të botës dhe vlerësohet se i arrestuari do të jetë një gardian i vetvetes. Thelbi i projektit është që personi të ketë vetëkontroll. Përmes tij synohet riedukimi nëpërmjet trajtimit të të arrestuarve në ambientin e tyre social. Nëse ndonjëri nga mbajtësit e këtij GPS-i tentojnë apo e dëmtojnë me dashje, do të ndiqen penalisht nga organi i akuzës për thyerje të masës së sigurisë dhe dëmtimit të pronës shtetërore. Nga ana tjetër kjo pajisje lejon një adoleshent të arrestuar që të shkojë rregullisht në shkollë pa pasur nevojë që të shoqërohet nga policia. Në momentin që ai del jashtë rrezes së zonës së lejuar, menjëherë pajisja do ta sinjalizojë përmes një sinjali akustik. Në rast se ai qëndron në zonën e ndaluar për më shumë se disa sekonda, atëherë pajisja sinjalizon policinë për thyerjen e masës së sigurisë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucion

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 31 here.
Zhduket adoleshentja, dyshohet per prostitucionPolicia e Tiranës, foto arkiv Një adoleshente është zhdukur në mënyrë të mistershme, pasi ka shkur në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Babai i saj e ka denoncuar në policinë e Tiranës zhdukjen e vajzës së tij. Beqir Visha nga Zall Bastari tregon se që prej të mërkurës pasdite vajza, 17-vjeçare nuk është kthyer në shtëpi dhe ai mendon se është rrëmbyer. Visha tregon dyshimet se vajzën e tij mund ta kenë rrëmbyer për ta dërguar më pas jashtë për...Lexo te gjithe artikullin »


» Te plagosurat me trauma psikologjike
» Himare, te plagosurat me trauma psikologjike
» Sulmon fqinjin me granate, arrestohet
» 20 femije me HIV/AIDS, e kane mbartur nga nena
» Greqia ndalon autobuset nga Shqiperia
» Task-forca nis hetimet, tre ministri kallezohen nga KLSH-ja
» Zvicerania Fure pyetet tre ore ne prokurori per “mashtrimet”
» Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit