Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Te besh art duke... pastruar qytetin

Publikuar me : 10.06.2011 Ne : Sociale - 125 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Me duar te arta e cilesojne miqte dhe njerezit me te cilet punon, Eli Zhulatin. E ndersa punimet e saj jane mjaft te pelqyera prej turisteve vendas e te huaj, Eli ka nisur te eksperimentoje ne nje pervoje, qe ne fillim e pa thjesht si interesante, por qe tashme po rezulton te jete e dobishme dhe e suksesshme. Jane pikerisht mbetjet e riciklueshme (shpeshhere ndotese te medha te qytetit te Gjirokastres), qe po perdoren prej saj per prodhimin e nje sere produkteve te thjeshta, te kendshme dhe funksionale.


Ne nje interviste per Shekulli, Eli Zhulati pohon se shtysa e pare ka qene ajo e ndikimit per nje mjedis sa me te paster, vecanerisht ne Qendren Historike te qytetit, por qe ka zgjuar kersherine dhe interesin edhe prej vajzave te reja per ta mesuar.


Perse perdorni mbetje te riciklueshme per punimet tuaja?


Jam lindur dhe rritur ketu ne Gjirokaster. Gjirokastra pervec shume e shume traditave, ka dhe nje sa kryesore aq edhe karakterizuese, qe eshte pastertia. Idea per te perdorur objektet e riciklueshme me lindi thjesht nga qeset e shumta qe shoh te hedhura neper rruge e qe ndotin ambientin, por dhe ato qe perdor ne shtepi. Perdorimi dhe perftimi prej tyre mu duk mjaft interesante, por njekohesisht mu desh edhe te mendoja rreth menyres sesi mund tia arrija. Duke ditur te punoj dhe duke vendosur ne pune edhe fantazine, arrita qe nje qese plastike, te cilen do ta hidhja poshte e ktheva ne fije dhe keto fije i perdora per te thurur dicka. Kjo ishte fillesa per perdorimin e qeseve plastike, qe rendom ndosin rrugen, lumin apo tejmbushin koshat e mbeturinave.


Tashme qe kjo ide eshte konkretizuar, si e shihni?


Pervecse per ta bere dicka perdorimi i mbetjeve te riciklueshme eshte edhe nje ndihme per te pastruar qytetin. Nuk mund tia dal e vetme, por e kam filluar me ndihmen e mamase, fqinjeve dhe gjithkend qe me rrethon. Do doja qe kjo nisme te sherbente si sensibilizim per te ruajtur nje nga traditat tona me te cmuara e ne menyre te vecante sensibilizimi te niste prej brezit te ri, nxenesve te arsimit 9- vjecar. Aktualisht. jam duke ideuar dicka per vajza te vogla, qe mund te sherbejne per mbajtjen e bizhuve ne kohen e plazhit, apo per mbajtjen e nje bidoni me pije freskuese apo uje. Domethene gjera te lehta e praktike, duke qene se ideja kryesore ishte per nje qytet te paster.


Ne punimet tuaja, perdorni vetem qeset plastike apo edhe elemente te tjere te riciklueshem?


Pervec qeseve plastike, me lindi ideja per te bere kembezat (ne hyrje te baneses per te fshire kepucet). Shkova te dyqani i shitjes se kafes dhe mora amballazhin e saj, duke qene se eshte e riciklueshme dhe e realizova. Pra, mendova ti sjell keto fije te perftuara nga riciklimi i ketyre mbetjeve ne formen e nje cante plazhi apo nje kembeze para deres dhe ia dola. Ky eshte nje kontribut modest per nje Gjirokaster te paster, por kontributi modest I te gjitheve do te beje te mundur qe te arrihet realisht.


Si jane pritur punimet tuaja te realizuara nga mbetjet e riciklueshme?


Pavaresisht se nga eshte marre vesh fakti i prodhimit te cantave apo kembezave nga materiale te riciklueshme ne fillim me i madh ka qene kurioziteti, ne lidhje me menyren e realizimit. Me tej ka lindur deshira dhe kerkesa per te pasur nje objekt te tille por me kenaqesi kam vene re se nuk ka munguar as ajo pjesa tjeter, kur zonja apo zonjusha kerkojne te mesojne sesi realizohet nje produkt i tille. Bazuar ne keta tregues them se ka ngjallur interes.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 92 here.
30 vete per ta nxjerre nga shtepia vajzen qe peshon 400 kilograme http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0   Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj...Lexo te gjithe artikullin »


» Zbulohet libri qe hedh poshte krishterimin
» Kryebashkiaku italian feston me pistolete ne brez
» Ku ndodhen birra me e lire dhe me e shtrenjte ne bote?
» Arta dhe Ogri, nje shtatzeni e “arkitekturuar”
» Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit