Publikuar me : 28.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të martën do të takohen ministrat e Financave të zonës Euro, për të vendosur nëse do të lirohet ose jo, kësti i gjashtë i kredisë për Greqinë.
Sipas specialistëve përpara marrjes së vendimit përfundimtar, duhet të shqyrtohen garancitë me shkrim që kanë dërguar palët, të cilët mbështesin qeverinë e Papadhimos.
Kësti i gjashtë duhet të paguhej në shtator, por vendimi i Ministrit të Financave për ndryshime në kontratë dhe vendimi i ish-kryeministrit Papandreu për të shkuar në referendum, i bllokoi proceset.
Zona e euros është nën presion nga tregjet ndërkombëtare dhe udhëheqësit e BE-së duket se janë të gatshëm të propozojnë ndryshime për të shmangur më të keqen. Merkel dhe Sarkozi janë duke u përgatitur që të paraqesin një pakt të ri stabiliteti, në standardet e Marrëveshjes Shengen.