TIRANE- Shoqata e te perndjekurve politike eshte renditur sot ne krah te kreut te shtetit, Bamir Topi, duke akuzuar mazhorancen per sulme politike ne adrese te tij.
Gjate nje komunikimi me mediat, sekretari i pergjithshem te shoqates, Besim Ndregjoni, i quajti sulmet e mazhorances te pastra politike dhe te paprecedente.
Sulmi ndaj Presidentit te Republikes per mendimin tim eshte i paprecedent dhe nje sulm me teper politik se sa institucional. Une mund ta perkufizoja si sulm te pinjolleve te bllokut tek mazhoranca qe sulmojne presidentin anti komunist. Ne si institucion i te perndjekurve politike, jo vetem e mbeshtesim institucionin e presidentit por i bejme dhe nje thirrje mazhorances, si votues te saj, qe nuk eshte koha e lojerave politike por eshte koha e forcimit te institucioneve demokratike ne Shqiperi- tha Ndregjoni.
Sipas tij, mazhoranca ka interesat e veta politike qe e ben kete sulm, nderkohe qe ai ka kujtuar se eshte koha qe dinastite e kalbura te komunizmit te luftojne me mjete demokratike dhe jo te luftoje per interesa politike.
___________________________
Kushtetuesja, Godo Deklaratat jane politike, Presidenti ka te drejte
TIRANE- Kryetari i Nderit te Partise Republikane dhe nje nga bashkehartuesit e Kushtetutes shqiptare, Sabri Godo, ka kundershtuar dje sulmet e fundit qe po behen nga PD ne drejtim te Presidentit Topi, duke i cilesuar ato si me prapavije politike. Sipas tij, Presidenti Topi ka te drejte ne ato qe thote dhe nuk ka shkelje te Kushtetutes ne rastin e Gjykates.
Zoti Godo, cili eshte komenti juaj per konfliktin me te fundit midis mazhorances dhe Presidentit per ceshtjen e kryetarit te Gjykates Kushtetuese?
Per mua eshte nje konflikt qe mund te ishte menjanuar me vullnetin e dy paleve, me kujdesin e dy paleve, dhe kujdesin e te dy paleve. Por, duket se ka nje lloj tendence per ti ndenjur njeri-tjetrit ne prite dhe kjo krijon probleme te paqena. Presidenti duhet te kishte ngulur kembe me teper, te kishte rrembyer me teper energji, fjala vjen kur iu refuzuan ato vendimet e para, te kishte paraqitur menjehere te dytat, ose te kishte bere ndonje konsulte paraprake me grupet parlamentare ne menyre qe po te ishte e mundur te menjanonte keto refuzimet.
Si i komentoni deklaratat e bera dy dite me pare nga mazhoranca se Presidenti Topi ka shkelur Kushtetuten e vendit?
Per mua nuk mund te percaktohet si nje shkelje e Kushtetutes, se pastaj do te duhej te mendohej per hapin e metejshem, cfare behej me nje institucion qe shkel Kushtetuten. Me duket se nuk eshte rasti atje, nuk eshte se ka nje shkelje te hapur te Kushtetutes qe zgjatja e afatit te ketyre anetareve te Gjykates Kushtetuese, ajo eshte percaktuar mire ne kompetencat qe i jepet Kushtetutes, te drejten qe i njihet, qe anetari do te qendroje ne detyre deri ne zevendesim. Nuk ka nje afat te prere kushtetues qe te thote se ne ate moment ai shkarkohet nga te gjitha detyrat, duhet menjehere te dorezoje detyren. Detyra i dorezohet atij qe vjen me pas. Kjo vlen njelloj, eshte per te gjitha institucionet.
A mendoni se kjo perplasje midis dy pushteteve mund te kete nje prapavije politike?
Po, kjo mund ta kete nje prapavije politike. Puna eshte se ishte e mundur qe te evitohej, te mos arrihej ne kete grade dhe ti nenshtrohej denoncimeve te tilla.
Cila do te ishte zgjidhja, sipas jush, qe te mos arrihej ne kete situate?
E para, per mua duhej te bente konsultime perpara se te dergonte zyrtarisht propozimet e tij, ai ka thene qe ka bere disa konsultime, mund ti kete konsultuar me juriste dhe te tjere, por konsultimi me efektiv do te ishte me grupin parlamentar te paleve, ne menyre qe te bente nje lloj sondazhi, qe te shikonte se ne cfare terreni eshte, sa i sigurt eshte propozimi qe bente etj.
Perpjekje per te terhequr vemendjen nga situata aktuale qe po kalon vendi, kriza e thelle ekonomike, politike dhe qeverisese. Keshtu e ka quajtur Partia Socialiste debatin e fundit per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese dhe akuzat e PD-se ne adrese te Presidentit te vendit, Bamir Topi.
Gjate nje deklarate per mediat, deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri i ka bere apel kreut te shtetit te mos bjere pre e shantazhit te Berishes.
Sipas tij, aktualisht jane ne krize edhe institucionet kushtetuese, i gjithe sistemi gjyqesor, dhe po per te njejtat shkaqe e per faj te te njejtit njeri, Sali Berishes.
Dje, ne perpjekjen e deshperuar per te shmangur vemendjen e publikut nga kriza e vertete e transparences se munguar mbi zgjedhjet e vjedhura e mbi ekonomine kapur nga e njejta familje ne pushtet, sidomos pas daljes me turp nga beteja antikombetare per uzurpimin e sherbimit sekret, Sali Berisha ka hapur nje krize te re me Presidentin e Republikes- tha Tahiri.
Ai ka kujtuar se pushteti vodhi zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine e nenshtruar shqiptaret, te cilet po humbasin perdite vende pune e shpresa tek e ardhmja per shkak se qeverisen nga nje pushtet ne konflikt me kushtetuten, demokracine e te ardhmen.
Shprehje e ketij konflikti eshte edhe kriza e hapur dje nga Sali Berisha mes pushtetit te vjedhur te 28 qershorit dhe Presidentit te Republikes. Te cilit i bejme thirrje te mos bjere pre e shantazhit te Sali Berishes dhe te mos e toleroje me tutje praktiken e gjuetise se shtrigave ndaj kandidaturave qe nominon per anetare te Gjykates Kushtetuese e asaj te Larte- perfundoi Tahiri.
______________
Kushtetuesja, PD akuza Topit. Reagimi Ne shtator, anetaret e rinj
UPDATE- Partia Demokratike eshte perplasur me Presidentin e vendit, per dekretimin e kreut te Gjykates Kushtetuese.
Deputeti i PD-se, Eduard Halimi ka akuzuar kreun e shtetit, Bamir Topi per shkelje te Kushtetutes. Pas tij, ka reaguar presidenca, e cila ka sqaruar se vonesa nuk eshte per faj te Presidentit, ndersa ka shtuar se anetaret e rinj do te jene gati ne muajin shtator.
Akuzat jane bere gjate nje deklarate per mediat te deputetit te PD-se, ku Halimi eshte ndaluar ne mosdekretimin nga ana e presidentit te kreut te Gjykates Kushtetuese.
Sipas Halimit, presidenti Topi nuk ka emeruar kreun e Kushtetueses, qe sipas tij duhej bere qe ne 4 qershor. Ky eshte nje akt i rende e i paprecedente. Eshte nje fyerje per Kushtetuten e shtetin ligjor, ka thene ai.
Ne emer te Komisionit te Ligjeve i kerkoj Presidentit te dekretoje sa me shpejt kreun e Gjykates Kushtetuese dhe te therrase Parlamentin per te bere miratimin e kreut te ri te Gjykates Kushtetuese, pasi ate ta emeroje kreu i shtetit - ka thene Halimi, duke e quajtur fyese per shqiptaret dhe Kushtetuten ate qe ka ndodhur.
Sipas tij, per kete nuk ka asnje justifikim, madje eshte fyese per shqiptaret qe te perdoret si justifikim skadimi i mandatit te disa anetareve te Gjykates Kushtetutese, nderkohe qe edhe dekretimi i tyre eshte kompetence e Presidentit te Republikes.
Reagimi i presidences, emerimi nis ne shtator
Nderkohe pak pas kesaj deklarate ka reaguar presidenca nepermjet keshilltarit juridik Spiro Peci.
Ne deklaraten per shtyp Peci u shpreh- Presim te perfundoje muaji gusht dhe ne 6 Shtator kur te nise Kuvendi do nisim dhe emerimin e kreut te Gjykates Kushtetuese.
Nga 9 kandidate te Kushtetueses, vetem 4 prej tyre u ka mbaruar mandati. Asgje nuk e pengon presidentin te zgjedhe anetaret e Gjykates Kushtetuese. Por perpjekjet nuk kane te bejne vetem me presidentin, pengesat jane nga burokracia e Kuvendit, ka deklaruar Peci.
Me tej ai shtoi se asgje nuk e pengon kryetarin aktual te Gjyaktes Kushtetuese te ushtroje detyrimet e tij, ne menyre qe puna te vijoje normalisht.
Eshte bere nje zhurme se Gjykata Kushtetuese eshte e bllokuar, duhet rithene se qellimi yne nuk eshte ky, mosemerimi i kreut te Gjykates nuk sjell bllokim te punes, tha Peci.
Keshilltari juridik i presidences theksoi me tej se prane presidentit eshte ngritur nje grup pune me specialiste te fushes qe po studiojne dhe po shqyrtojne cdo detaj ne kete proces si dhe jane zgjedhur kandidatet ne baze te disa kritereve dhe jo ne baze te interesave sic akuzohet.