Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Te rinjte duan Beqon

Publikuar me : 05.12.2010 Ne : Kulture - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

I riu Beqo Nanaj po krijon dalengadale nje profil kerkues Pirandello, Duras, Goldoni. Di tani te diagnostikoje problemet ne skenat e kryeqytetit dhe te perballet me paragjykime qe nenvleresojne rolin e skenografit


Brenda ketij viti Beqo Nanaj ka realizuar skenografine e 12 shfaqjeve. Nga Durresi ne Tirane, nga teatrot bashkiake si Aleksander Moisiu, Teatri i Metropolit, ne teatrin universitar, ne Akademine e Arteve, dhe ne teatrin e te rinjve kur ballafaqohen nje here ne vit ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar. Bashkemoshataret e duan Beqon, duan idete dhe zgjidhjet e tij skenike. E tija ishte skenografia per Muzika 2 te Marguerite Duras-it, me regji te Najada Elmazit qe konkurron ne Festivalin e Teatrit te te Rinjve. E tija eshte skenografia qe shohim sonte ne TK, ne premieren konkurrente ne te njejtin festival, Nusja dhe Vjehrra e Carlo Goldonit, me regji te Alma Hotit.


Keta bashkepunetoret e tij, Beqoja i ka njohur ne vitet e studimeve per Skenografi dhe Kostumografi ne Akademine e Arteve. Dhe mundesite e para dihet qe vijne nga njohjet. Miqte ia kane pare punet e para ne shkolle, Funderrinat e Gorkit, me regji te Birce Haskos, apo Tramvaj me emrin deshire, te Tennessee Williams, me regji te Timo Fllokos.


Pastaj, ne krijimin e nje imazhi te mire, ka ndikuar edhe cmimi Skenografia me e mire, qe ai mori vjet ne Festivalin e Regjisoreve te Rinj per Morsen e Pirandellos. Kjo pervoje e krijuar ne tri vitet pas studimet, i krijoi kushtet qe kete vit, qe ai te zgjidhej nga Inis Gjoni per Vdekja e nje mbretereshe te Rexhep Qosjes, nga Armela Demaj dhe Julia Sinani per Çiftin e shqyer te Daroi Fo-se dhe se fundmi per dy shfaqjet e te rinjve.
Te Vdekja e nje mbretereshe, Nanaj nuk eshte munduar as te sjelle kohen dhe as vendin konkret, por ate qe skenografia bashkekohore kerkon nga thelbi i personazhit, ne kete rast nga deliresia e nje gruaje ne castet e dorezimit te fronit.


Dukej e thjeshte per spektatorin, por nuk ishte ashtu. Skena e salles Çehov ne Teatrin e Metropolit eshte nje skene me intime, aktori duhet te jete afer. E gjithe skena levizte, ulej tavani. Aty nuk ka as shtangeta. Çdo gje eshte bere manuale. Une kam qene ne cdo shfaqje pas skenes, qe te koordinoja kater veta qe mbanin litaret. Kishte nje fare rreziku qe skenografia te binte, tregon Beqoja nga pergatitjet per shfaqjen Vdekja e nje mbretereshe ku per here te pare ka qepur nje kostum per personazhin kryesor, mbretereshen Teute. Edhe pse ka mbaruar nje shkolle, per kete pune, nuk ka shume deshire te merret me copat, me penjte.


Ne nje kohe te shkurter, vendos nje shfaqje te dyte ne Teatrin e Metropolit, Çifti i shqyer te Fo-se. Me vetedije, ai vendos pak objekte ne skene, krijon nje skenografi te thjeshte, sepse eshte nje shfaqje qe bazohet te fjala. Nje cift rrefen nje histori dhe aty duhet te perqendrohej edhe publiku.


Muzika 2, nje tekst i Duras-it ishte nje moment i rendesishem per Beqon. Skenografi duhet te mblidhte forcat. Ai vete pohon se donte te prezantohej me nje pune me impenjative qe publiku te kuptoje se asgje nuk ishte neglizhuar ne shfaqjen e fundit.
Ngjarjet zhvillohen ne nje hotel. Flitej per nje lidhje te forte dashurie qe tani po fikej. Çifti po ndahej me dhimbje. Nanaj krijon nje skene te ngrohte, intime, qe eshte afer publikut. Eshte nje shfaqje qe e do publikun afer, aktori duhet te krijoje nje komunikim me spektatorin. Nuk u vendosen ngjyra te ndezura. Sfondi duhet te ishte i sfumuar, duhej te binte ne sy marredhenia e ciftit.


I sollem ketu keto tri skenografi, per tu futur ne logjiken e punes se skenografit te ri.
Po si krijohet nje skenografi?
Beqoja ia fillon nga leximi i thelluar te vepres. Mban menjane shenime te autorit, per vende, objekte, detaje. Qysh ne krye e ndan mendjen nese do tiu qendroje besnik, apo do ti kembeje ato te dhena me kendveshtrimin e tij per to. Pregatitet boceti i pare dhe i prezantohet regjisorit. Ai merr verdiktin. Regjisoret e kane lene kryesisht te lire Beqon, i kane mbeshtetur idete e tij, por ka pasur edhe raste tjeter skenografi ka menduar dhe tjeter ka rezultuar ne fund. Ai mendon se skenografia eshte nje fushe ku persosmeri nuk ka. Per te mos folur kur kufizimet ndodhin per shkak te kushteve te veshtira te punes. Dhe skenat e kryeqytetit asnjehere nuk jane per gjendje normale pune qe nje skenograf te realizoje ashtu sic ai do punen e tij. Pavaresisht se pergjigja e tij eshte shume e rezervuar, nuk e fsheh qe do te donte nje dhome me vete, ku te punonte qetesisht dhe pa aktoret neper kembe.


Por ai nuk e mohon se ka probleme qe vijne prej formimit ne nje shkolle shqiptare arti. Ne Akademi nuk ka ndonje lende, qe u meson studenteve te skenografise sesi realizohet ndricimi skenik. Teknika pastaj dihet, varet sa financohet per te. Jemi ne Shqiperi nuk mund te kerkojme shume, duhet te mesohemi, thote Beqoja, qe e njeh ambientin, njeh kushtet e punes dhe i ka pranuar.
E di qe kur llogariten shpenzimet e nje shfaqjeje, pagesa e skenografit eshte e fundit.
Kjo nuk e dekurajon, te pakten tani per tani. Nuk refuzon asgje qe nga projektet me kosto zero, e deri te ato me fond te mire.


Deri para pak kohesh, para se te merrte persiper te punonte seriozisht per projektin e te rinjve, ka bere edhe punen e arreduesit, ne nje firme private. Ne njeren ane sigurohet jetesa, ne tjetren ushqehet pasioni.
Beqo Nanaj eshte 28 vjec dhe ka nje pervoje 3-vjecare ne skenografi. Mendon qe nuk ka bere gje akoma. Ende nuk ka ngritur nje skenografi ne skenen e Teatrit Kombetar qe ai e quan te shenjte. Ne momentin qe do kem nje projekt aty, dua qe ai projekt te jete i plote, i menduar mire, e mbyll biseden me nje premtim skenografi i ri.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit