Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Te Treni, dinjiteti i magazinave

Publikuar me : 05.06.2011 Ne : Kulture - 235 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje cope nga magazinat e braktisura te Stacionit te Trenit, shnderrohet ne galeri arti nga nje grup te rinjsh. E inaugurojne hapesiren dy artiste zvicerane me imazhe te permbysura te Tiranes, nje teknike qe shikon me thelle asaj qe ze syri perdite


Kur te kesh dale nga Rruga Karl Gega, ke dale shpejt nga zhegu i qendres. Nderpritet trotuari si me thike aty ku mbaron zona e banuar. Eshte pjesa e pasme e Stacionit te Trenit, me magazinat e ndermarrjes hekurudhore qe ka rene me kohe nga vakti. Disa te rinj qe i bashkon grupi Tirana Express e kane marre nje nga magazinat dhe e kane bere... galeri arti. Njeri nga djemte po fshin hapesiren 150 m2. Ne 8 meter lartesi te magazines, eshte ngjitur Rudolf Steiner dhe po instalon projektoret qe ta burojne driten nga lart mbi fotografite e ekspozites PIPI-FAX For Tirana/Pertej pasqyres dhe cfare gjetem aty. Me partneren e tij Barbara Meyer Cesta prezantojne 13 foto ne format me madh, punuar ne tekniken.


Amfiteatri veror, Pallati me Shigjeta, ish-Kombinati i Tekstilit, Sheshi Skenderbe, Ushtari i Panjohur, ana e pasme e Galerise Kombetare etj., kane pamjen e zakonshme por dicka eshte zhvendosur statizmi i objekteve ka nderruar kah. Ka nje njolle te kuqe me nje fare te zeze qe perseritet ne secilen foto. Ate frut, Rudolfi dhe Barbara e kane kultivuar qe te mos i mungoje asnje pjate te identitetit te Tiranes qe tregojne ne fotografi.
Barbara Meyer Cesta (1959, ka studiuar ne Akademine e Arteve ne Berne) thote se kjo permbysje e imazhit eshte pjese e nje procesi teknik qe ajo e perdor si strategji te punes se saj artistike. Barbara krijon video, animacion, grafike, instilacion, ne foto dixhitale dhe bashke Rudolf Steiner (1964) ata kane nje sipermarrje artistike e quajtur Haus am Gern. Puna e saj ka ne fokus imazhin si figure mendimi dhe magjine e tij te natyrshme. Per te vene ne pah kete paradoks ajo i zhvendos fotot e saj te cdo lloji, nga nje media ne nje tjeter dhe procesi nga nje perceptim thjesht vizual te con drejt e ne thelbin e punes se saj.


Ekspozita organizohet nga Tirana Art Lab - Qender e Artit Bashkekohor ne kuader
te projektit Artiste ne Rezidence te mbeshtetur nga Pro Helvetia. Hapur deri me 12 qershor, ora 11 00-17 00.


Barbara, ne cfare teknike jane realizuar fotot?
Jane foto me rezolucion te larte qe jane realizuar nga zgjedhja e 400-500 imazheve. Eshte nje proces teknik qe ne e realizojme me ndihmen e nje automati qe zgjedh me radhe sipas percaktimit qe bejme ne. Por ka nje moment ne punen tone, kur vendosim ne fokus njerezit, te cilet duhet rrine te fiksuar mire ne nje vend, pa levizur. Ky eshte momenti kur procesit i fotografimit ndodh nje njelloj si njeqind vjet perpara. Personi duhet te shpenzoje pak kohe me fotografin dhe eshte moment i vecante.


Dicka i ka ndodhur Sheshit Skenderbe...Nderrimin e kahut te objekteve ose permbysjen e realitetit per cfare efekti e beni?
Sepse i verteti ekziston. Perse duhet ta perserisim realitetin qe njohim dhe shohim perdite? Vepra e artit eshte nje menyre per te folur per realitetin ne nje forme tjeter. Perndryshe njohja e perditshmerise ngelet ne siperfaqe. Prandaj duhet tua tregosh njerezve ne nje menyre qe i ve ne siklet dhe i shqeteson. Kur i shihni imazhet ato te japin pershtypjen e pamjeve qe ju mendoni se i njihni mire.
Teknika qe perdorim eshte baze e strategjise sone artistike, pastaj ftojme njerez sepse puna jone me fotografine zhvendoset ne hapesiren publike.


Simboli kombetar i shqiptareve, flamuri, eshte i vetmi element qe nuk nderron kah.
Ne fakt fotografite jane te pasqyruara, te permbysura dhe kur ktheni dicka permbys ajo eshte ndryshe. Çdo gje eshte ne majte kalon ne te djathte dhe anasjelltas. Por flamujt, jane te vetmit qe nuk nderrojme. Sigurisht qe kemi qene te vetedijshme per lojen me nje metafore te rendesishme. E dime qe jemi ne Shqiperi, ne nje vend me histori te vecante e e qe farketuar simbolet e veta pergjate historise. Ne e perserisim ne cdo imazh kete metafore por nga ana tjeter themi Kujdes me ate qe shihni! Cili eshte ai thelb qe nuk nderron? Cila eshte ajo gje qe Shqiperise nuk i ndryshon? Sigurisht qe nuk eshte flamuri por dicka qe qendron pas tij dhe qe e quajme identitet.


Megjithate nuk eshte me aq ekzotik ky subjekt nga Shqiperia.
Evropa ka bere nje rruge te gjate te organizimit shoqeror per te mberritur te formimi i kombeve, nacionalizmi dhe se fundi tek unifikimi, nje Evrope te Bashkuar ku jeta i ngjan nje rrethi gjithnje e me te madh. Edhe pse Zvicra nuk eshte pjese e ketij rrethi si vend politik te cilit Shqiperia synon ti bashkohet ashtu si dhe pjesa tjeter e kontinentit. Trajtuam flamurin sepse akoma e ruan forcen e nje simboli qe perfaqeson identitetin dhe eshte tregues i mbrojtjes dhe ruajtjes se ketij identiteti. Nuk e kam fjalen per mbrojtjen e identitetit ne kuptimin destruktiv, jo si identitet qe shkakton konflikte dhe armiqesi.


Keni ekspozuar ndonjehere ne vend te shkrete si ky, larg Qendres?
Djemte qe administrojne kete hapesire duken shume entuziaste per kulturen dhe per ne eshte gje e mrekullueshme qe ekspozita u hap ketu. Puna jone flet per transformim dhe pergjegjesi. Dhe kjo po ndodh ne Shqiperi. Ne shohim se njerezit po marrin pergjegjesi per komunitetin, per qytetin. Per kete flasin edhe fotot tona.


Shenimi i kuratorit
Adela Demetja

adelaPIPI-FAX do te thote pa kuptim dhe eshte nje fjale me origjine nga hebraishtja.
Haus am Gern e marrin kete term dhe e transformojne ne nje pike te rendesishme
reference per projektin e tyre artistik. PIPIFAX simbolizon mungesen e
domethenies dhe ne te njejten kohe mund te ndryshoje kuptimin e tij origjinal
nese perpiqemi ta kthejme ose perkthejme ate. Koncepti i kthimit mbrapsht luan
nje rol kryesor ne realizimin e puneve te ekspozites.


Pjesa e dyte e titullit te ekspozites Pertej pasqyres dhe cfare gjetem aty, i referohet
librit te Lewis Caroll i cili vazhdon aventurat e Lizes ne Boten e Çudirave. Aty cdo gje eshte nje imazh i pasqyruar i botes se vertete. Historia zhvillohet ne nje bote paralele te pasqyruar ku cdo gje eshte ne te kundert dhe ku koha ecen mbrapsht.


Fotografite jane realizuar ne vende kryesore ne Tirane dhe reflektojne ndryshimet politike dhe dinamikat sociale te zhvilluara gjate muajit te fundit ne qytet.
Artistet dhe studentet e perfshire ne projekt kane krijuar nje seri fotografish te
asociuara si metafora te kesaj situate. Ata perpiqen te ofrojne nje situate te pasqyruar te realitetit te cilin jetojme dhe qe te gjithe ne jemi pjese e ketij realiteti. Pergjegjesia
jone eshte ta kthejme ate ne pozicionin e duhur. Kjo pune na jep mundesine te shikojme
boten nga nje perspektive tjeter dhe te ngreme me shume pyetje mbi rolin qe secili prej
nesh luan ne shoqeri.


Periferia optimiste e Rubinit
Çeshte periferia? Nder shume gjera, eshte nje hapesire e zhveshur nga interesi politik, kulturor, ekonomik. Zhvillimi i saj ndodh ngadale, mund te ndodh ne menyre te befasishme ose ky zhvillim mund te mos ndodh kurre.
Blloku i Magazinave ne Stacionit te Trenit ne Tirane jane nje pike periferike me ajer te paster. Eshte lehtesisht e rrokshme per vizitueshmeri prandaj mund ti shtohet si hartes urbane te Tiranes. Rubin Beqo, 26 vjec, i shkolluar ne Çeki per sociologji e beson kete. Ai mori iniciativen me disa moshatare te tij, te cilet (kane provuar bjerraditjen me machiato neper kafenete e Tiranes) zoterojne nje banke te dhenash per Tiranen kulturore te shfrytezoje nje nga magazinat qe kishte dale jashte perdorimit. Eshte nje zgjedhje estetike dhe financiare, thote Rubini dhe kur thote estetike nuk deshire tia krahasojne magazinen e tij te dashur me hapesira te ngjashme ne Berlin a gjetke ne Evrope qe shfrytezohen si hapesira te artit bashkekohor. E shoh si sfide ndaj nocionit te ngushte qe eshte krijuar per kulturen ne Shqiperi, si dicka statike dhe e prapambetur.
Rubini thote se vetem boje dhe paleta eshte dashur per ta kthyer ne nje hapesire ekspozimi te admirueshme. Por djemte e Tirana Express kane bere pune fizike, kane ngritur banjat, izoluar tarracen qe u ka futur lageshtine mureve, dhe keto te fundit jane lyer me te bardhe. Nje banak modest dhe ne mes te salles nje disa radhe derrasash improvizojne bankina per vizitoret. Tavani ka nje hark te lehte kubeje ku djemte kane instaluar shufra qe do tiu sherbejne funksioneve te ardhshme estetike. Drita natyrale hyn nga lart nga disa dritare te vogla e te vjetra druri.
Mjedisi jashte eshte pastruar nga plehrat dhe syri te rrok gjithe rrugen te qeruar. Inaugurimi i mjedisit behet me 15 qershor. Rubini thote se institucionet tona se kane idene e terrenit, se kane as sensin ekonomik dhe politik per kulturen. Model i strukturave qe funksionojne me vetembeshtetje, si modeli qe ai po aplikon synon qe te rrise oferten kulturore ne qytet, oferta qe jane shume te pakta per nje kryeqytet.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Homazh Pandi Zguros

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 94 here.
Me shfaqjen e dokumentarit “Pandi Zguro, një zë i papërsëritshëm” kujtohet dhe nderohet në 1-vjetorin e vdekjes këngëtari i Ansamblit të Ushtrisë. Nesër, ora 11.00, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, i bëhet homazh Pandi Zguros (1944-2011), aktivitetit të tij si artist dhe ushtarak. Ministria e Mbrojtjes e dekoron nënkolonelin Pandi Zguro “Artist i Merituar” me medaljen “Për shërbime të shquara” (pas vdekjes). Marrin pjesë: Avni Mula, Milto Vaka dhe Ligor...Lexo te gjithe artikullin »


» Ah, parate, parate
» Dama Plake ne Tirane
» Finalja e Orkestres me muzike baroke
» Ne dy skenat kombetare
» Diktator jo si te tjeret
» Mbremja Gala nga Shkolla e Baletit
» Instrumenti etnik i shqiptareve
» Takim me njeriun qe di ta degjoje tjetrin
» Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit
» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit