Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Te vegjlit presin PS e PD Ndryshoni sistemin zgjedhor

Publikuar me : 16.12.2011 Ne : Politike - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

TIRANË- Teksa negociatat për reformën zgjedhore kanë hyrë në fazën e diskutimeve konkrete, partitë e vogla janë duke rritur presionin ndaj dy forcave kryesore politike. Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut kanë shfaqur publikisht mospajtimin e tyre me punimet e komisionit për reformën zgjedhore. Ndonëse ky i fundit është i vendosur të zbatojë axhendën dhe të mos ketë devijime të saj, disa prej aleatëve kryesorë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kërkojnë diskutim teknik për reformën zgjedhore, i cili të prekë dhe sistemin elektoral. Kjo sipas tyre do të sjellë një përfaqësim real në Kuvendin e Shqipërisë.

 

LSI

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shprehu dje besimin se modeli i importuar spanjoll nuk është një model i përshtatshëm për të respektuar atë parim kushtetues të barazisë së votës së qytetarëve shqiptarë. Për këtë qëllim, një prej aleatëve kryesorë të Partisë Demokratike deklaroi se do të insistojnë për të diskutuar edhe vetë çështjen e sistemit. “Ne nuk dëshirojmë të vëmë kushte por është e domosdoshme që të kemi një sistem më demokratik, më përfaqësues, më të drejtë dhe që nuk synon thjesht të shkojë në drejtimin e interesave të forcave të caktuara politike por që synon të rrisë besimin e qytetarëve shqiptarë tek vota e tyre dhe në radhë të parë tek barazia e kësaj vote”, – sqaroi Ilir Meta. Partia e drejtuar prej tij përfaqësohet në komisionin e reformës zgjedhore me deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo.

 

Republikanët

Një tjetër i pakënaqur nga mazhoranca për mënyrën se si po organizohet komisioni për reformën zgjedhore është dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili i vlerësoi si qesharake disa çështje të organizuara nga ky komision. “Ajo që është më qesharake do të thosha është që t’u jepet mundësi OJQ-ve dhe partive të tjera politike që t’u dëgjohet zëri në një seancë dëgjimore në praninë e medias, dhe për fatin e keq ne që jemi pjesë e këtij komisioni të mos kemi mundësi që të shprehim mendimin tonë”,- deklaroi Mediu. Nga ana tjetër, ai vlerësoi se ky është një komision politik i cili duhet të analizojë çështjet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri. Sipas tij, kur flitet për reformë zgjedhore duhet të prekë të gjitha aspektet që janë të nevojshme për të garantuar votën e qytetarëve shqiptarë, që të jetë një votë e lirë, e numëruar drejt, por dhe e përfaqësuar drejt në Kuvend.

 

PBDNJ

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, shprehet i hapur për t’i dhënë vendit një sistem zgjedhor i cili do t’i japë një konfigurim elektoral parlamentar sa më afër realitetit në vend, pa kushte. Gjithashtu ai shpreh skepticizëm mbi rezultatet e këtij komisioni. Për të, ky komision thjesht do të zyrtarizojë vendimet që do të merren kryesisht nga dy forcat e mëdha politike dhe ky është një nga kundërshtime tona. “Janë dy aspekte me të cilat ne duhet të përqendrohemi, aspekti i parë është ai i problematikës që i ka bërë zgjedhjet tona, si ato administrative, ashtu edhe politike, një proces sistematikisht të dështuar. Aspekti i dytë është më i nevralgjik, është aspekti politik. Duam një sistem të ndryshëm zgjedhor nga ai që u zbatua në zgjedhjet e fundit apo zgjedhjet pararendëse, mund të gjejmë një sistem më të përshtatshëm me qëllim që konfiguracioni shoqëror të jetë i përafërt me atë parlamentar”,- vlerësoi Dule.

 

 

Fatmir Mediu, kryetar i PR

Ajo që është më qesharake do të thosha është që t’u jepet mundësi OJQ-ve dhe partive të tjera politike që t’u dëgjohet zëri në një seancë dëgjimore në praninë e medias, dhe për fatin e keq ne që jemi pjesë e këtij komisioni të mos kemi mundësi që të shprehim mendimin tonë.

 

Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ

Ne jemi të hapur për t’i dhënë vendit një sistem zgjedhor i cili do t’i japë një konfigurim elektoral parlamentar sa më afër realitetit në vend, pa kondicionime. Ky komision thjesht do të zyrtarizojë vendimet që do të merren kryesisht nga dy forcat e mëdha politike dhe ky është një nga kundërshtime tona.

 

Ilir Meta, kryetar i LSI

Qëndrimi ynë është tepër parimor dhe konsistent. Ne besojmë se modeli i importuar spanjoll nuk është një model i përshtatshëm për të respektuar atë parim kushtetues të barazisë së votës së qytetarëve shqiptarë. Ndaj, ne do të insistojmë për të diskutuar edhe vetë çështjen e sistemit.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatral

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 35 here.
Rama  Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri, teatralEdi Rama Në një kohë kur kryeministri i vendin, Sali Berisha, ka nisur negociatat me kryetarët e partive të koalicionit qeverisës, lideri i opozitës shprehet se ende nuk ka marrë një përgjigje për ftesën zyrtare për takim. Rama duke bërë të ditur se mbetet i gatshëm për të takuar Berishën ka nënvizuar se takimet e tij me Metën, Mediun dhe Idrizin janë teatrale dhe se nuk pranon që takimi mes tyre të jetë i tillë. “E kam ftuar kryeministrin zyrtarisht javë më...Lexo te gjithe artikullin »


» Kamez, 300 te rinj behen pjese e PS-se
» Jahjaga viziton studentet e plagosura
» Presidenti, Berisha takon Mediun Procesi do jete transparent
» Presidenti i ri, Berisha Do negociohet dhe me Ramen dhe Dulen
» Presidenti i ri, Berisha Do takoj dhe Ramen me Dulen
» Rama Takimi Berisha-Meta per Presidentin e ri teatral
» Rama Takimi Berisha-Meta teatral
» Skadon afati KQZ-ne Kolegjin dhe kutite nuk i levizim
» Berisha Me Meten rame dakord per nje president sa me konsensual
» Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit