Galeria Kombetare e Arteve prezanton edhe per dy dite ne sallen kryesore, ekspoziten personale te Ali Osekut. Mbi 20 tablo vaj ne kanavace, ne frymen e abstraksionizmit monokrom. Eshte e para ekspozite personale e Osekut (1944) ne GKA. Pas 5 qershorit, ia ze vendin prezantimi vetjak i artistit Martin Parr.
Deri me 10 qershor, ekspozita Unik ne Galerine e Fakultetit te Arteve Pamore, Akademia e Arteve, jep nje panorame modeste per nga permasat te artit pamor polak i cili i prezantohet per here te pare publikut shqiptar. 16 artiste me 50 pune ne pikture, grafike, fotografi, instalacion, grafike. Eshte kembim pervojash mes AA dhe qytetit te Bidgoshcit, Poloni.
Ndryshimet qe ka pesuar Tirana ne vitet e fundit, shfaqen ne ekspoziten fotografike Pertej pasqyres dhe cfare gjetem aty me pjesemarrjen e artisteve profesioniste dhe te sudenteve nga Tirane. Ceremonia e hapjes, sonte, ora 19.00 ne Qendren e Artit Bashkekohor Tirana Art Lab (Rruga Karl Gega, Blloku i Magazinave, prane Stacionit te Trenit). Marrin pjese edhe artistet zvicerane, Rudolf Steiner dhe Barbara Meyer Cesta.
Ekspozita rri hapur deri me 12 qershor, ora 11 00-17 00.
Vazhdon te shfaqet ne Kinemate Imperial (Sheraton 1), Amnistia (Shqiperi, Greqi, France, 2011, 83 min.) me regji te Bujar Alimanit, nje tragjedi njerezish te zakonshem qe percjell frymen e gjithe ketyre njezet viteve te realitetit shqiptar. Interpretojne Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Aleksander Rrapi. Projeksionet jane vetem ne oraret e mesdites dhe mbremjes 13 00, 15 30, dhe 20 30, 22 30.
Tjeter drame qe po shfaqet keto dite ne Rrjetin Imperial (Sheraton 2) eshte Ligjerimi i mbretit (Britani e Madhe, 2010, 118 min.). Sipas regjise se Tom Hooper, tregohet drama e babait te Mbretereshes se Anglise, Xhorxhi VI, qe papritur u be sovran pas abdikimit te te vellait, Mbreti Eduard. Ne rolet kryesore Colin Firth, Geoffrey Rush, Helena Bonham Carter, Guy Pearce, Michael Gambon, Timothy Spall, Jennifer Ehle, Derek Jacobi. Ora 11 00, 13 30, 16 00, 18 30 dhe 21 00.
Gjate fundjaves Teatri i Metropolit shfaq komedine Hiqe ministrin nga priza e autorit Eric Idle, vene ne skene nga Arber Jakllari. Nje komedi mbi sistemin politik dhe korrupsionin. Interpretojne Devis Muka, Ina Gjonci, Klodjana Keco, Roland Saro, Cubi Metka, Klodjan Hoxha dhe Alban Musa. Salla Çehov, ora 20.00.
Ne sallen e madhe te Akademise se Arteve rikthehet neser, ora 19.00, Grindja me regji nga Stefan Neugebauer i cili e sjell vepren e Pierre Marivaux-se, mbi temen e tradhetise ndermjet burrit dhe gruas, ne nje forme eksperimentale. Interpretojne Florian Agalliu, Irgen Çela, Genti Decka, Marjan Deda, Vilma Hodo, Ermira Hysaj, Ina Limani. Me 6 qershor shfaqet ne Teatrin Aleksander Moisiu, Durres.