Publikuar me : 09.01.2012 Ne :
Rajoni - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Amir Mirzai Hekmati
Një qytetar amerikano-iranian është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Teheran për spiunazh për llogari të CIA-s. Amir Mirzai Hekmati, ka marrë dënim kapital pasi është shpallur bashkëpuntor armiqësor në dëm të interesit kombëtar.
Ai është cilësuar anëtar i CIA-s dhe sipas gjykatës është përpjekur të implikojë Iranin në terrorizëm. Gjithashtu ai u akuza se është trajnuar në bazën amerikane në Afganistan dhe Irak para se të dërgohej në Iran.
Një muaj më parë u raportua se 28-vjeçari kishte pranuar akuzat. Por familjarët e tij në SHBA thonë se ai ndodhej në Iran për të vizituar qyshen e tij. Mediet iraniane raportojnë se 28-vjeçari ka pranuar se ka lidhje me CIA-n por nuk ka pasur si synim të dëmtojë interesat e Iranit.
SHBA ka mbajtur qëndrimin se Hekmati është akuzuar padrejtësisht dhe bëri thirrje për lirimin e tij. Dënimi vjen në një kohë kur tensioni mes Iranit dhe vendeve perëndimore janë në një nivel delikat.
Teherani ka kërcënuar se do të mbyllë ngushticën e Hormuzit – ku kalon 20 perqind e naftës që tregtohet në botë – nëse SHBA dhe BE marrin sanksione të mëtejshme kundër Iranit mbi programin e saj nuklear.