Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Rajoni - 85 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Shtatë persona janë gjetur të vrarë në apartamentin e tyre në Teksas. Familja prej 7 pjesëtarësh që sapo kishin hapur dhuratat e Krishtlindjeve janë gjetur nga policia të vrarë me armë zjarri, pas telefonatës së marrë prej tyre.
Sipas autoriteteve amerikane, vrasjet dyshohet t’i ketë kryer njëra prej viktimave: katër femra dhe një mashkull, të gjithë të moshës 18-60 vjeç.
Viktimat janë gjetur në dyshemenë e dhomës së ndenjes rreth orës 11:30 të ditës së djeshme.
Ka qenë pikërisht telefonata urgjente e marrë nga ky numër (gjatë të cilës nuk fliste askush), ajo që ka shtyrë policinë të shkonte në vendin e ngjarjes.