Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tentohet serish eurobondi, vonesat rrisin koston e borxhit

Publikuar me : 19.10.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 131 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Shqiperia eshte ne gare me kohen per sa i perket daljes ne tregjet nderkombetare per te emetuar eurobondin. Qeveria do te tentoje perseri te marre nje borxh me kushte me te favorshme per te shlyer kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar me interesa te larta.


Ekzekutivi ka derguar ne Kuvend per te treten here brenda nje viti e gjysme, projektligjin per marreveshjen me dy konsulentet nderkombetare Deustche Bank dhe J. P Morgan per te ndryshuar termat e saj.


Nje vit e gjysme pas emetimit te kredise sindikale, nisma e qeverise per ta shlyer ate me ane te parave qe do te sigurohen nga shitja e eurobondit rrezikon te deshtoje nese nuk dilet sa me shpejte ne treg.


Diskutimi i termave te marreveshjesh midis anetareve te Komisionit te Ekonomise dhe Drejtorit te Borxhit prane Ministrise se Financave, Xhentil Demiraj, nxorri ne pah domosdoshmerine e hyrjes se menjehershme te Shqiperise ne tregun e eurobondit, pasi vonesat cojne cdo dite e me shume dem qellimin fillestar te kesaj nisme per te shlyer kredine sindikale prej 200 milione euro te majit 2009 me nje borxh me terma me te pershtatshem per ekonomine e vendit.


Sipas deputetit socialist, Arben Ahmetaj, Shqiperia duhet te hyje sa me shpejt ne tregun e eurobondit edhe nese borxhi i marre do te jete qofte edhe nje per qind me i vogel se ai i kredise se marre ne vitin 2009.


Duke u nisur nga qellimi final i qeverise per te marre nje borxh deri ne 400 milione euro nepermjet emetimit te eurobondit, Ahmetaj theksoi se vonesat ne hyrjen ne treg per sigurimin e kesaj shume ne nje kohe qe Shqiperia vijon ne shlyerjen e interesave te kredise sindikale, do ta bejne te paefektshem kete veprim.


Diferenca midis 8.5 perqindeshit qe eshte tavani mbi te cilin nuk mund te emetohet bonoja dhe 13 perqindshit eshte i madh, rreth 4.5 per qind. Ne vazhdojme te mos hyjme ne treg sepse kemi vene ate tavan ndoshta te gabuar.


Ne nje perllogaritje te momentit, kosto e kredise sindikale prej 200 milione euro, ne tre vjet arrin rreth 330 deri ne 350 milione euro. Ne nuk marrim parasysh kete diference dhe presim qe te ulet tregu nen 8.5 per qind nderkohe qe kosto vazhdon e rritet, - tha Ahmetaj.


Sipas kontrates se lidhur midis Shqiperise dhe bankave financuese, kredia sindikale prej 200 milione euro duhet te shlyhet pergjate tri viteve. Gjate dy viteve te para, shlyhen vetem interesat ndersa ne vitin e fundit, principali. Ketyre te dhenave iu referuan deputetet kur keshilluan hyrjen e menjehershme te Shqiperise ne tregun e eurobonovet.


Ka kaluar nje vit qe kur Shqiperia vijon ne pagesat e interesave te kredise sindikale dhe duke iu referuar kushteve te marreveshjes kane mbetur pak me shume se nje vit e gjysme per shlyejen e plote te interesave per te vijuar me pas me pagesen e principalit.


Nese do te vonohet me shume per te shitur eurobondin, qeveria do te devijoje nga qellimi final i emetimit te tij per marrjen e nje borxhi me terma te pershtatshem per shlyerjen e kredise sindikale.


Ne te njejten linje ishte edhe Demiraj, i cili e cilesoi te domosdoshme shitjen e eurobondit, por duhet pritur qe interesat te zbresin nen 8.5 per qind. Nuk kemi qellim qe ne menyre te domosdoshme ta emetojme eurobondin gjate kesaj vjeshte apo dimri, vetem nese tregjet jane te pershtatshme, -tha ai.


Sipas Demirajt, qellimi i marrjes se borxhit nuk eshte financimi i deficitit buxhetor por shlyerja e kredise sindikale, per arsye se marreveshja lejon mbylljen para kohe te saj pa penalitete, pasi ka kaluar nje vit nga emetimi.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, Naco Sektorit privat prioritet i qeverise

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 67 here.
Durres, Naco  Sektorit privat prioritet i qeveriseMinistri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, zhvilloi sot një vizitë në disa kompani në Durrës, të cilat janë financuar nga linja e kredisë prej 25 milion euro e programit italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri. Së bashku me ministrin Naço, në këtë vizitë ishte dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Massimo Gaiani dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, Andrea...Lexo te gjithe artikullin »


» Akcizat, opozita “rrezon” mazhorancen ne Kuvend, heq kartat
» Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume
» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit