Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kronike - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Vlorës bënë të ditur se është arrestuar sot një 35 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
I arrestuari është shtetasi Enrik Nexhipi, i cili u kap nga policia në banesën e tij në Vlorë. Sipas policisë Nexhipi në vitin 2010 është dënuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, pasi në 29 qershor të vitit 2003, në një lokal në Porto San Giogio në Ankona ka tentuar të vrasë bashkëqytetarin e tij, E. K.
Policia bënë të ditur se po merren të gjitha masat për ekstradimin e tij drejtë Italisë.