Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tenxherja, kapakun

Publikuar me : 02.10.2011 Ne : Kuriozitete - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


Arben Rrozhani


 

Thonë se ka ngërç politik. Thonë se nuk ka patur dialog, se palët duhet të ulen dhe të bashkëpunojnë, duhet të merren vesh mes veti “për të mirën e vendit dhe të shqiptarëve”. Gjithë faji i vihet krizës politike, mosafrimit të palëve dhe qëndrimit të tyre në kufijtë e feudeve politike, për të bërë rolin e bajraktarit.

Por bashkëpunimi është. Pakti ka qenë. Palët janë dakorduar. Dialog nga ai nën rrogoz ka patur. Si i thonë fjalës “tenxherja e paska gjetur kapakun”, madje me kohë. Liderët politikë, ballazi, apo “në çat” qenkan marrë vesh mes tyre për gjithçka që ka ndodhur në këto vitet e fundit në vend.

Sigurisht njëri ka qenë rishtar në politikë dhe sigurisht që ka humbur, ndërsa tjetri ka qenë dhe mbetet mjeshtër i lojës së pandershme politike ndaj dhe gjithnjë fiton. Kostot e pazarit i paguan populli dhe opozitarizmi. Po flasim për liderët e PS-së dhe të PD-së në këto vitet e fundit. Më saktë prej shtatorit 2005. Nga njëra anë Edi Rama. Në anën tjetër Sali Berisha. Kishte ikur Fatos Nano, të cilit një vit më parë, Sali Berisha i vërsulej “Ti je më i zi se zija”, e ky tjetri ia kthente: “Pasuria ime je ti Sali Berisha!”. Ish-kryeministri iku në një suburb vjenez për të shijuar të ardhurat e “pensionit politik”, ndërsa në Shqipëri Sali Berisha do të “ripunësohej” si udhëheqësi i Shqipërisë. “Udhëheqës”, me gjithë kuptimin e fjalës, sepse do të nëpërkëmbte institucionalisht dhe jo vetëm njerëzisht, në mënyrën më vulgare një president të shkëlqyer e burrë në moshë si Alfred Moisiu; pastaj një kryeprokuror që dikur e kishte mbajtur afër si këshilltar juridik; e më vonë të tjerë drejtues institucionesh të pavarura që i kishte futur në listën e zezë të “lustracionit”.

Le të ilustrojmë disa nga shembujt që sot përdoren si arkivime të një lufte politike të mbetur në tentativë, ose të minuar me qëllim nga brenda, për interesa të paktit politik të ndarjes së pushteteve: Kur në 15 mars 2008 shpërtheu korrupsioni kriminal, nën mbulesë të dukshme qeveritare në Gërdec, Edi Rama dhe drejtuesit e saj, i rrahën shpatullat Sali Berishës dhe qeverisë së tij të implikuar direkt në demontimin e municioneve. Ajo skenë trazuese ku pëllëmba e kryetarit të PS-së, prekte lehtas shpinën e kryetarit të PD-së, ende nuk ka një falje zyrtare nga ana e opozitës për gjakun e 26 të vrarëve, qindra të plagosurve, traumës psiko-morale të shoqërisë dhe më keq, ligjërimit të mënyrës se si qeveris Berisha, dhe pandëshkueshmërisë së saj, sepse prej 3 vitesh disa të tjerë gërdeca kanë ndodhur dhe… sikur asgjë nuk ka ndodhur. Siç duket sot sikur nuk ka ndodhur as 21 janari 2011, sikur nuk janë vrarë katër shtetas të pafajshëm, për të cilët drejtësia është lënë në kalendat greke. Siç duket dhe sot sikur nuk ka ndodhur vjedhja e një mandati që nuk është i Edi Ramës po është i Tiranës dhe qytetarëve në opozitë me regjimin që votuan kundër tij.

Sali Berisha dhe Edi Rama u dakorduan për të prekur Kushtetutën dhe Kodin e Ri zgjedhor, me kurban post-Gërdecin. Rama bëri pazar me Berishën me gjithë viktimat në mes dhe nevojën e drejtësisë. Një pazar për të humbur, vlerën e të cilit e kuptoi vetëm pak javë më parë, duke kërkuar falje publike. Falë “dakordësisë politike” mes rishtarit Rama dhe mjeshtrit Berisha, sot kemi dhe do të kemi në 2012 një president kukull, që mund të zgjidhet edhe me 71 vota. Kemi një sistemi zgjedhor, proporcional rajonal, ku nuk fiton ai që merr votën popullore, por mjeshtri i kulisave.

Mos duhet të themi që kësaj here “pasuria” më e paçmuar për Berishën do të ishte udhëheqësi i ri i PS-së, Edi Rama? Loja e hershme me opozitën, ajo e rrëmbimit të saj nën sqetull, me sa duket ka kohë që ka rinisur. Me sa kuptuam dje nga një dëshmi e botuar edhe në Shekulli e ish-njeriut të afërt të Berishës, Mero Bazes, Rama e Berisha nuk qenkan marrë vesh vetëm pas Gërdecit. Nën rrogoz paska patur mes tyre “bisedime” edhe për Presidentin, për të mbështetur njërin apo për t’ia futur tjetrit, për ti bërë nder njëri-tjetrit etj. Po sa herë “janë marrë vesh”? Me çfarë kostosh është vazhduar t’i lihet pushtet dhe terren Berishës? Sa është lista reale e viktimave të regjimit që bën krime dhe u marrka vesh më pas me opozitën? Mos është kjo arsyeja që, ndërsa përuron një gjysmë-rrugicë në malet e Elbasanit, Berisha i drejton gishtin partnerit të mashtruar në pazarin politik se as në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 nuk do të fitojë si kryetar i PS-së?

Ky stan politik atë bulmet do të nxjerrë. Ky është një lajm shumë i keq për PS-në dhe opozitarët. Sepse ata ndjehen shumë më keq se bie fjala 15 vite më parë, kur pushteti edhe pse ishte më autoritarist, megjithatë ngjallte opozitarizëm idealist. Krimi më i madh është bërë me opozitarët e vërtetë, sepse pakti politik ka vrarë idealin që mban partitë në këmbë, duke u zëvendësuar me pazaret politike. Ndaj dhe është “normale” sjellja politike e PD-së me paktin 10 pikësh të Edi Ramës për “kompromisin politik” në vend. Ai është vulosur vite më parë, pakt pas pakti, pazar pas pazari, duke pjellë të vetmin produkt që mund të dalë prej gjellës së gatuar në një tenxhere që ka gjetur kapakun: një regjim ku pozita vrasëse është në paqe me opozitën e vrarë!

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Mishmashi i arsimit shqiptar

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 25 here.
Agim Fjolla Në Londrën e para pavarësisë shqiptare lindi një debat publik pas vjedhjes së një prej galerive private të artit që zotëronte një koleksion të veçantë veprash nga rilindja italiane. Roja i turnit të natës i ishte dorëzuar gjumit dhe këtë dobësi të moshës e kishte përdorur hajduti i cili vodhi plot pesë piktura. Kjo ngjarje shërbeu si nisje e një debati ku përzihej detyrimi moral me detyrimin ligjor ku njëra palë e hidhte rojën në anën e fajtorëve...Lexo te gjithe artikullin »


» Puna e mjekut flet me shume
» Ambasada ne Itali na ka mbyllur deren
» Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda
» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit